Autoritetet nė Kaliforni thanė se zjarrvėnia e qėllimshme ishte shkaku i flakėve qė shkatėrruan mė shumė se 59 mijė hektarė tokė dhe dhjetėra shtėpi pranė Los Angelesit.
Zjarri ishte mė i madhi nė historinė e distriktit. Autoritetet thanė se kanė filluar njė hetim pėr vrasje pasi zjarri shkaktoi vdekjen e dy zjarrfikėsve. Ted Hall dhe Arnie Kuinwns u vranė tė dielėn kur makina e tyre u rrėzua nė njė rrėpirė.

Hetuesit po pėrqendrohen nė zonėn veriore tė Los Angeles si qendrėn e mundshme tė zjarrit qė po vazhdon pėr mė shumė se njė javė. Zyrtarėt thanė se kanė arritur tė vėnė nėn kontroll 38 pėrqind tė sipėrfaqes.