Ministri i ri qe pritet te vije nė krye tė shėndetėsisė nė Shqipėri, Petrit Vasili premton konservim tė ēdo arritjeje tė deritanishme dhe thellim tė reformave pėr tė rritur cilėsinė dhe ulur pakėnaqėsinė e qytetarėve ndaj sistemit shėndetėsor.
“Kemi pėr detyrė tė ēojmė pėrpara me disa elemente rajonalizimin e shėrbimit spitalor qytetar. Duhet tė kemi njė sigurim shėndetėsor kombėtar dhe te konsolidojmė sistemin tonė parėsor”, u shpreh Vasili.

Duke vlerėsuar masat e marra deri me tani pėr pandeminė e virusit A H1N1, ndonėse nuk e konsideron si zgjidhje pėrfundimtare, Vasili shprehet se nuk do tė jetė e vėshtirė pėr ta siguruar atė pėr Shqipėrinė.

“Ēėshtja e vaksinės ėshtė njė proces negocimi sa mjekėsor, aq edhe e karakterit tregtar. Negocimi nė kohen e duhur dhe tė shpejtė nuk do ta bėjė problem njė ēėshtje tė tillė”, u shpreh Vasili.

I vetėdijshėm pėr problemet nė shėndetėsi dhe ankesave tė qytetarėve sa i pėrket korrupsionit nė shėndetėsi, Vasili shprehet se ai nuk mund tė luftohet me demagogji, por thjesht me displinim tė sistemit.

Pėrsa i pėrket mjekėve me aftėsi dhe kapacitete profesionale, ministri i ri shprehet se ato mund t’i ushtrojnė nė shėrbimin privat ku mund tė realizojnė fitime tė ligjshme.

Sipas Vasilit shėndetėsia shqiptare deri mė tani ka vendosur rregulla por nuk ka qenė konsekuente nė zbatimin e tyre.