Ministri i Brendshėm i Shqipėrisė, Bujar Nishani deklaroi tė premten se Policia e Shtetit ėshtė e vendosur pėr zero tolerancė nė luftėn kundėr krimit.
Nishani iu pėrgjigj sot interesimit tė medies pėr analizėn e operacionit lidhur me arrestimin e tė shumėkėrkuarit Dritan Dajti disa ditė mė parė nė Durrės, ku humbėn jetėn katėr punonjės tė Policisė sė Shtetit.

"Ēdo veprimtari ka analizėn e saj pėr atė sė cilat mund tė jenė ato elemente qė mund tė pėrmirėsojnė mė tej punėn e Policisė sė Shtetit”, tha ministri i Brendshėm.

"Natyrisht, misioni pėr arrestimin e tė shumėkėrkuarit Dajti, ishte i vėshtirė. Rėnia nė krye tė detyrės e katėr, Dėshmorėve tė Atdheut, ka qenė moment shumė i dhimbshėm. Por, mos harrojmė qė Policia e Shtetit ėshtė dhe do tė jetė gjithmonė nė luftė kundėr krimit dhe krimineleve. Nė luftė ka shumė beteja dhe nė betejė ka edhe tė rėnė, "tha Nishani.

Ai garantoi se siguria dhe rendi pėr publikun ėshtė obligimi mė i madh i Policisė sė Shtetit.