Shpesh njerėzit tė pakėnaqur me frizurėn e tyre zihen me floktarėt ose ua pėrplasin dyert gjatė largimit me qėllim qė tė mos kthehen mė kurrė, mirėpo ka edhe tė atillė qė dalin mendsh nė situata tė tilla.
Njė suedeze nga qyteti Jonkoping, nė jugperėndim tė Stokholmit, nė mėnyrė tė pazakontė ka shprehur pakėnaqėsinė me shėrbimin i cili i ėshtė ofruar nė sallonin e floktarisė.
Fillimisht ajo e ka kafshuar floktaren nė gisht, e mė pas i ka hallakatur edhe tė gjitha orenditė nė dyqan.
Gjykata ia ka caktuar dėnim prej rreth 900 eurosh pėr kafshim dhe gati dyfish mė shumė pėr shkatėrrimin e orendive tė sallonit.