Autoritetet australiane kanė thėnė se dy vajza tė humbura nė sistemin e drenazhimit tė puseve kanė pėrdorur telefonat e tyre pėr pėrditėsuar statuset e tyre nė Facebook nė vend qė tė thėrrasin policinė pėr shpėtim.
Glenn Benham, zėdhėnės i shėrbimit tė policisė nė Adelaide, ka thėnė se vajzat e moshave 10 e 12, kanė shkruar nė Facebook se janė humbur nė njė furtunė nė lagjet jugore tė qytetit dhe njė mik i tyre i cili lexoi nė profilet e tyre ka lajmėruar policinė, shkruajnė mediet australiane.

Vajzat janė shpėtuar nė orėn 7 e 30 tė mėngjesit dhe nuk kanė pasur nevojė pėr ndihmė tė mjekut, kanė thėnė nga policia.

"Ėshtė brengosėse, sepse kjo gjė ka shkaktuar njė vonesė tek ne pėr t’i shpėtuar vajzat", ka thėnė Benham.

"Nėse ato kanė mundur t’i qasen Facebookut nga telefonat e tyre celularė, ato atėherė kanė mundur tė thėrrasin nė 000 (numri i dedikuar australian pėr raste emergjente), dhe kėshtu do t’i shpėtonim mė shpejt", ka pėrfunduar Benham.