Ministri italian i Punėve te Brendshme, Roberto Maroni, gjatė fjalės qė mbajti nė Konferencėn e nėntė tė ministrave mbi emigracionin e paligjshėm, kriminalitetin e organizuar, terrorizmin dhe korrupsionin, tė zhvilluar nė Brdo tė Sllovenisė, paraqiti veprimtarinė e qeverisė sė Romės mbi kėto tema.
Pėrveē ilustrimit tė punės sė bėrė pėr tė frenuar mbėrritjen e emigrantėve nga Libia, ai pėrmendi edhe ēėshtjen e vizave pėr shtetasit e rajonit ballkanik.

Sipas ministrit procesi i liberalizimit tė vizave, i filluar pėrpara gjashtė vjetėsh, ėshtė njė nga mjetet e luftės kundėr hyrjes sė emigrantėve tė paligjshėm nga vendet ballkanike.

Ministri Maroni tha se tani pėr tani Maqedonia ėshtė nė rregull me standardet evropiane, Mali i Zi dhe Serbia janė pranė arritjes se kėtyre standardeve, por Shqipėria dhe Bosnja kanė akoma shumė hapa pėr tė bėrė.

Ai shtoi se Italia ėshtė e gatshme tė ndjekė Shqipėrinė nė mėnyrė qė nga njė janari i vitit 2010 ajo tė pėrshtatet me normat qė duhen pėr liberalizimin e vizave.