Katėr persona janė shpallur nė kėrkim dhe njė tjetėr ndiqet nė gjendje tė lirė tė akuzuar si autorė tė kultivimit tė hashashit, pas njė operacioni tė bėrė nė Tepelenė dhe Pėrmet. Lajmi bėhet i ditur nga policia e Gjirokastrės, e cila sqaron se asgjėsimi i kanabisit ėshtė bėrė nė vazhdim tė operacionit tė koduar "Era e Jugut".
Sipas saj, parcelat me bimė narkotike u vunė re pas monitorimit nga ajri tė kryer me helikopter. Operacioni ka nisur nė Komunėn Cepo tė rrethit Gjirokastėr, nė pyllin e Levenishtit nė faqen e Malit tė Gjerė, ku janė evidentuar dhe shkatėrruar dy parcela tė kultivuara me bimė narkotike.

Parcelat ishin hapur rishtas pėr tė kultivuar bimė narkotike nė mes tė pyllit, ku nė parcelėn e parė u evidentuan 420 rrėnjė bimė narkotike kanabis sativa dhe nė parcelėn e dytė 231 rrėnjė bimė narkotike Kanabis sativa, gjithsej 631 rrėnjė bimė narkotike. Bimėt varionin nga 160 centimetra deri nė 3 metra tė larta, ku disa kishin lidhur dhe boēe.

"Autori i kultivimit tė kėtyre bimėve duke pėrfituar nga terreni shumė i pyllėzuar ka mundur tė largohet, por nga provat materiale qė u gjetėn nė vendngjarje dhe nga informacionet e marra nė rrugė operative, u bė e mundur dokumentimi me prova ligjore dhe shpallja nė kėrkim e tij, ku pėr arsye hetimi nuk bėjmė tė ditur emrin e tij", thonė burimet policore.

Operacioni ka vijuar edhe nė rrethin e Tepelenės, nė Komunėn Qesorat, nė pėrroin e Koshtanit, ku janė evidentuar dhe shkatėrruar 3 parcela tė hapura rishtas tė mbjella me bimė narkotike Kanabis Sativa.

Autori i kultivimit porsa ka parė policinė ėshtė larguar, por edhe nė kėtė rast ėshtė bėrė dokumentimi me prova ligjore dhe autori ėshtė shpallur nė kėrkim.

Mė tej operacioni ka vijuar nė fshatin Toē tė Komunės Qesorat tė rrethit Tepelenė, ku nė vendin e quajtur Pėrroi i Stanit u evidentua njė parcelė e hapur rishtas pėr tė kultivuar bimė narkotike.

Operacioni ka vijuar edhe nė Komunėn Qėndėr Tepelenė nė fshatin Hormovė, ku nė banesėn e shtetasit N. Kokona, 79-vjeē, nė bahēen para shtėpisė u gjetėn bimė narkotike tė mbjella.

Operacioni ka pėrfunduar nė Tepelenė ne fshatin Kodėr tė rrethit Tepelenė , ne vendin e quajtur Pėrroi i Kovaēit, ku ėshtė evidentuar njė parcelė e hapur rishtas nė tė cilėn ishin mbjellė 105 rrėnjė bimė Kanabis Sativa.