Viti i ri shkollor 2009-2010 nis sot pėr mbi 400 mijė nxėnės tė arsimit 9-vjeēar dhe tė mesėm nė Shqipėri. Vit, i cili sipas Ministrisė sė Arsimit dhe Shkencės do tė shoqėrohet me disa risi.
Pėr herė tė parė, do te funksionojnė 50 klasa tė reja pėrgatitore pėr fėmijėt 5-6 vjeēar, nė shkollat e Ciklit tė Ulėt. Po ashtu nxėnėsit e klasės sė VI, pėrveē gjuhės sė huaj tė parė tė detyruar, do tė kenė mundėsi tė mėsojnė edhe njė tė dytė fakultative, ku mėsimi do tė zhvillohet mbi bazėn e orėve ekstra-kurrikulare.
Edhe gjimnazi ėshtė pėrfshirė nga njė risi kėtė vit, i cili do te filloje me dokumente tė reja shkollore si: planet e reja mėsimore, korniza e re kurrikulare, programet dhe standardet lėndore si dhe udhėzuesit lėndorė.

Pėr vitin e ri shkollor 2009-2010, do tė zbatohet pėr herė tė parė struktura e re kurrikulare e gjimnazit me dy pjesė kryesore: kurrikula bėrthamė dhe kurrikula me zgjedhje tė detyruar, apo tė lirė.

Kurrikula me zgjedhje, do tė pėrfshijė lėndėt: Matematikė e avancuar, Letėrsi e avancuar, Informatikė e avancuar, Trashėgimi kulturore, Gjuhė e huaj.

Risia nė reformėn "ALTERTEKST" pėr 2009-2010 ėshtė pėrfshirja nė procesin mėsimor e teksteve tė shtėpive tė huaja botuese pėr lėndėt: fizikė, kimi, biologji dhe shkencat e tokės.

Krahas gjuhės angleze nxėnėsit do tė kenė tekste tė shtėpive tė huaja botuese pėr gjuhėn frėnge, italiane dhe gjermane.