Receta Gatimi

Zucchero, live nė “Selman Stėrmasi”


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 3 prej 3
  1. #1
    i/e rregjistruar 10% Maska e KLEA
    Anėtarėsimi
    May 2007
    Postime
    49
    Reputacioni
    0

    Zucchero, live nė “Selman Stėrmasi”

    Pas kėngėtarit italian, njoftohet ardhja e solistes sė “Cranberries”, Dolores O’Riordan

    Pas 11 vjetėsh Zucchero takon sėrish publikun shqiptar. Nė datėn 13 qershor stadiumi “Selman Stermasi” pret njė nga emrat e njohur tė muzikės italiane. Prezanton albumin mė tė ri “Fly”, nė vijim tė turit tė koncerteve qė po zhvillon nėpėr Evropė. Kėngėtari mbėrrin nė Tiranė, mbrėmjen e 12 qershorit sė bashku me stafin teknik dhe bandėn prej 25 vetėsh. Parashikohet qė pak orė pėrpara koncertit, Zucchero tė dalė nė njė konferencė pėr shtyp. Koncerti do tė jetė live dhe mendohet tė zgjasė nga 90-120 minuta. Krahas kėngėve tė reja, nė programin e tij nuk mungojnė kėngėt e njohura, qė ftojnė publikun tė kėndojė me tė. Kėngėtari italian vjen nė Tiranė me ftesėn e agjencisė “Living Room Shoė”, qė solli nė Pallatin e Kongreseve grupin “Europe” dhe mitikėt “Deep Purple”.

    Por tė tjera surpriza mendohet tė ketė deri nė fund tė vitit 2007. Vetėm pak ditė mė vonė, nė datėn 19 qershor, po nė stadiumin “Selman Stėrmasi” njė tjetėr artiste do tė kėndon live nė Tiranė. Bėhet fjalė pėr ish-vokalisten e grupit “Cranberries”, Dolores O’Riordan, e njohur nė Shqipėri prej kėngėve “Promises”, “Zombie”, “Animal instict” etj. Ajo vjen pėr promvimin e albumit “Are you listening”. Bileta pėr kėto koncerte, kushton 2000 lekė tė reja. Nėse blihen sė bashku, kushton 3000 lekė tė reja. Ato mund tė gjenden pranė “Living Room”, sportelit tė Teatrit Kombėtar tė Operas dhe Baletit, agjencisė “Joy Travel” pranė stadiumit “Selman Stėrmasi” dhe nė dyqanet muzikore nė kryeqytet. Pėrfitojnė 10 % zbritje nga bileta, studentėt, qė paraqesin librezėn e studentit, ose ata qė janė tė pajisur me kartėn “Euro 26” nga Zyra pėr Mbrojtjen e Qytetarėve.

    ( marre nga gazeta Shekulli)

  2. #2
    Drejtuesit e Forumit Administrator Maska e EMAUS
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Postime
    3,782
    Gjinia
    Femer
    Reputacioni
    10

    Re: Zucchero, live nė “Selman Stėrmasi”

    Faleminderit Klea per informacionin qe solle.

    Dini ndonje faqe nga ku mund te zbresim kenget e Zucchero? Mua me pelqen shume

  3. #3
    i/e rregjistruar 35% Maska e ingal
    Anėtarėsimi
    Jan 2007
    Vendndodhja
    Durrės
    Postime
    1,351
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    19

    Re: Zucchero, live nė “Selman Stėrmasi”

    Emaus provoje njehere me programin BEARSHARE
    ose LIMEWIRE , MP3 TORPEDO , MP3 ROCKET.

    Me keta eshte e sigurte qe do ti gjesh.

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Si te hapim nje msn live ose hotmail
    Nga juri nė forum Tė ndihmojmė njėri-tjetrin
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 24-05-2009, 02:45 PM
  2. Big Brother Albania 2 - Live
    Nga ReniX nė forum Kinematografia dhe Televizioni
    Pėrgjigje: 141
    Postimi i Fundit: 23-05-2009, 03:57 PM
  3. Ndihme per domain live
    Nga Loni10 nė forum Pyetni Ekspertėt e Informatikės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 10-11-2008, 07:34 PM