Qindra policė nė Francėn veriore kanė filluar spastrimin e njė kampi tė ngritur nga emigrantėt ilegalė qė pėrpiqeshin tė hynin ilegalisht nė Britani.
Pak pas agimit, policia franceze iu drejtua kampit tė njohur si xhungla. Rreth 600 oficerė policie rrethuan zonėn dhe mė pas hynė brenda.
Njė grup protestuesish vendas ishin mbledhur duke bėrė fushatė pėr tė drejtat e emigrantėve.
Disa prej tyre u pėrleshėn me policinė, ndėrsa kjo e fundit po spastronte zonėn.
Vetė migrantėt qėndruan kryesisht nė heshtje, disa prej tyre duke qarė dhe duke mbajtur parulla nė anglisht qė thonin "Xhungla ėshtė shtėpia jonė. Ju lutem, mos e shkatėrroni."
Shumica e njerėzve nė kamp ishin larguar mė parė, duke lėnė vetėm disa qindra pas.