Konfirmohen edhe tre raste tė prekur nga AH1N1. Numri i tė infektuarve nga gripi i derrit nė Shqipėri shkon nė 34 persona.
Analizat janė konfirmuar dje nga Laboratori i Referencės nė Rumani, ndėrkohė qė Instituti i Shėndetit Publik pret kampionė tė tjerė analizash nga Bukureshti.

Pacientet e konfirmuar kane marrė mjekimin e nevojshėm dhe nuk konsiderohen tė jenė prekur nga format e rėnda tė gripit tė derrit. Ata janė trajtuar me tamiflu, ėshtė pėrdorur protokolli pėrkatės i mjekimit dhe janė kontrolluar periodikisht nė spital, sikundėrse duhet tė trajtohen tė gjitha rastet e dyshuara.

Sipas Institutit tė Shėndetit Publik pacientėt tashmė janė tė shėruar nga gripi. Pacientet e infektuar i pėrkasin moshės nga 19 deri nė 51 vjeē. Asnjėri prej tyre nuk ndodhet nė spital ndėrkohė qė analizat e monitorimit tė situatės vazhdojnė tė kryhen ēdo ditė pranė ISHP-sė.

Nė muajin tetor mendohet se rastet e virozėve tė renda do tė ekzaminohen pranė ISHP-sė, menjėherė pas pėrfundimit tė rikonstruksionit tė Laboratorit tė Virologjisė.

Instalimi i aparaturės sė nevojshme do tė mundėsojė kryerjen e analizave nė Shqipėri dhe pėrfundimin e marrėveshjes me laboratorin e referencės nė Rumani, pėr kryerjen e analizave tė pacientėve tė dyshuar nė Shqipėri.