Njė sasi prej 19 kg kokainė, e cila nė treg arrin vlerėn e 7.6 milionė eurove ėshtė sekuestruar nga karabinierėt e Ventimilias nė autostradėn A10 nė Itali. Droga e ndarė nė 18 pako ėshtė gjetur e fshehur nė njė veturė tip "BMW X5", e drejtuar nga shqiptari Ervis Petro, 35 vjeē. Shqiptari me banim nė Ciampino tė Romės ėshtė arrestuar me akuzėn e trafikut tė lėndėve narkotike.
Agjencia italiane e lajmeve Ansa shkruan se i riu ėshtė ndaluar nga policia italiane pėr njė kontroll rutinė, dhe gjatė kėsaj kohe ka shfaqur shenja nervozizmi dhe kishte hezituar tė tregonte se kishte hyrė nė Itali nga Spanja.

Gjatė kontrollit tė automjetit, policia ka gjetur lėndėn narkotike tė fshehur poshtė tapicerisė sė pasme tė makinės, e cila pėr tė humbur ēdo gjurmė ishte fiksuar mjaft mirė. Sipas policia droga kishte destinacion qytetin italian tė Lazios.

Gjata deklarimeve nė polici shqiptari Ervis Petro ka mohuar qė tė kishte dijeni pėr lėndėn narkotike dhe se kishte pak kohė qė kishte blerė mjetin e pėrdorur.