Njė qytet australian ka vendosur ti japė fund njė trendi qė nė vend konsiderohet sa ekstravagant aq dhe i rrezikshėm. Bėhet fjalė pėr ujin me shishe. Bundanoon, qyteza 160 km nė jug tė Sidneit hyn nė histori si vendi i parė nė botė qė ndalon shitjen e ujit me shishe plastike. Banorėt e pritėn me brohori lajmin qė sipas tyre jo vetėm u kursen tė holla por shpėton dhe planetin Tokė.

Festa filloi menjėherė pasi kėshilli i komunitetit votoi njėzėri ndalimin e shitjes sė produktit. Mė herėt nė Nju Sauth Uejls ishte marrė njė tjetėr vendim kundėr kėsaj industrie. Aty tė gjitha institucionet shtetėrore u ndaluan tė blejnė ujė me shishe duke e cilėsuar dicka tė tillė si harxhim tė kotė parash dhe burimesh natyrore. Uji nė shishe plastike u pėrhap nė vitet '80 si njė alternativė mė e shėndetshme ndaj pijeve tė ėmbla. Sot ky produkt megjithatė shihet si njė kėrcėnim mjedisor pasi shishet qė nuk treten asnjėherė gjenden ngado ndėrsa kompanitė prodhuese harxhojnė shumė energji pėr ti prodhuar e transportuar ato.