Prezantuesja e emisionit “E diell” dhe njėra nga fytyrat kryesore tė Digitalb, Xhemi Shehu, thotė se ky sezon do tė jetė i ngjeshur pėr tė, ndėrkohė qė shton se ajo nuk do tė jetė gjithmonė prezantuese e kėtij emisioni.
“Pas njė viti eksperience nė kėtė format, ne tashmė kemi studiuar pak a shumė atė qė publiku vėrtet kėrkon tė shohė gjatė tė dielave. "E diell" vjen po aq e njėjtė, sa dhe ndryshe nga edicioni i kaluar. Kemi ruajtur njė linjė qė na identifikon si program dhe e kemi veshur atė me elemente pėrbėrėse tė reja. Qėllimi ynė mbetet po i njėjti... argėtim pa limit”, thotė Xhemi nė njė intervistė pėr shtojcėn “Unė gruaja”.

Pėrveēse do tė luajė rolin e saj tė zakonshėm, tė prezantueses nė emisionin “E diell”, Xhemi ka ruajtur sekret befasitė qė do t’u ofrojė ajo shikuesve tė emisionit qė prezanton.

Ndėrkohė e pyetur se a do tė braktiste kėtė spektakėl, Xhemi thotė se do tė vijė koha kur ajo nuk do tė jetė mė aty.

“’E Diell’ pėrpara sė gjithash ėshtė njė punė pėr mua, e thėnė me fjalė tė tjera ajo kėrkon angazhim dhe seriozitet maksimal. Si ēdo gjė tjetėr qė ka njė cikėl tė vetin me njė fillim dhe mbarim, ashtu edhe unė s'do jem mė aty kur tė vijė koha”, thotė ajo.