Njė studim i ri pėr ndryshimet klimatike thotė se njė rritje katastrofike prej katėr gradėsh nė temperaturat globale ka gjasa tė ndodh gjatės jetės sė shumė njerėzve.
Studimi ėshtė hartuar nga njė prej organizmave kryesorė qė monitoron ndryshimin e klimės, Qendra Hadley nė Britani.

Ky parashikim i fundit e sjell perspektivėn e ndryshimeve shkatėrruese edhe mė pranė.

Njė rritje e temperaturės mesatare deri nė 2050 do tė sjell njė rritje prej 10 gradėsh celsius, apo mė shumė nė disa zona si Arktiku dhe Afrika.

Kjo do tė thotė njė rėnie e thellė e shirave nė disa zona, pėrmbytje nė zona tė tjera dhe shfarosje tė gati mbi gjysmės sė specieve dhe bimėve tė botės.

Njė arsye pėr kėtė rritje tė shpejtė ėshtė prova e re pėrsa i takon pasojave tė cikleve reaguese. Teksa rriten temperatuarat, lėshohet mė shumė dioksid karboni nga toka dhe oqeanet, ndaj edhe rritet efekti serė.

Shkencėtarėt pas kėtij studimi, theksojnė se skenari i tyre pėr katastrofėn nuk ėshtė i pashmangshėm, pėr sa kohė zvogėlohen emetimet qė shkaktojnė efektin serė dhe qė janė tė shkaktuara nga njerėzit.