Tė mėrkurėn ėshtė lėshuar nė internet versioni eksperimental i shėrbimit Google Wave, i cili kombinon postėn elektronike, porositė e ēastit dhe rregullimin e pėrmbajtjes sipas pamjes sė Wikipedias. Google shpreson se ky shėrbim do tė transformojė mėnyrėn se si njerėzit komunikojnė nėpėrmes internetit.
Wave do tė jetė i hapur pėr 100.000 pėrdorues tė ftuar, derisa secili prej tyre do tė jetė nė gjendje tė thėrras edhe pesė persona tjerė.

Shėrbimi i ri ėshtė i hapur pėr integrim tė aplikacioneve tė cilat i zhvillojnė programuesit e pavarur, njofton transmetuesi britanik BBC.

Programuesi Lars Rasmussen, i cili qėndron prapa Wave sė bashku me vėllain e tij Jens, thotė se shėrbimi i ri ėshtė “mjet pėr komunikim dhe bashkėpunim".

Ai ka theksuar faktin se posta elektronike ende mbetet mjet themelor pėr komunikim nė interneti, edhe pse bėhet fjalė pėr njė teknologji e cila tashmė i ka bėrė 20 vjet





Shėrbimi i ri mundėson qė pėrdoruesit tė shohin se si bashkėbiseduesi i tyre shkruan porosinė dhe formulojnė pėrgjigjen para se pyetja tė pėrfundojė.

Rasmussen thotė se ėshtė i vetėdijshėm se ky opsion mund tė tregohet bezdisėse pėr dikė, por pėrmend se kjo do tė mundėsojė kursimin domethėnės tė kohės.

Programuesit janė duke punuar edhe nė ēaktivizimin e opsionit tė leximit tė porosive tė tjerėve derisa ato shkruhen.

Wave mundėson edhe shkėmbimin e lehtėsuar tė fotografive, tė cilat thjeshtė “tėrhiqen” nga desktopi nė platformėn Wave.