Gjenden tė vdekura nė banesė pranė njėra-tjetrės nėnė e bijė. Ngjarja e rėndė ka ndodhur nė komunėn Shėn Gjergj nė Tiranė, kur nėnė e bijė Xhile Sila dhe Burbuqe Pepo 70 dhe 42 vjeēe janė gjetur tė vdekura nga fqinjėt.
Pėr ngjarjen u lajmėrua policia e cila mbėrriti menjėherė nė vendin e ngjarjes. Burime nga policia thanė se nė banesė nuk kishte pjesėtarė tė tjerė tė familjes nė momentin qė dy femrat kanė vdekur.

Trupat e tyre tė pa jetė janė gjetur nga fqinjėt ditėn e sotme tė cilat kanė dhėnė menjėherė alarmin.

Hetuesit e zyrės sė vrasjeve tė Policisė sė Tiranės kanė rrethuar menjėherė banesėn e viktimave ndėrsa kanė bėrė kėqyrjen e provave.

Nė trupin e viktimave nuk janė konstatuar shenja dhune, ndėrsa policia ka pėrqendruar hetimet nė dy pista kryesore pėr tė zbardhur rrethanat e vdekjes sė tyre.

“Policia dyshon se nėnė e bijė mund tė jenė vethelmuar, dhe pėr tė verifikuar kėtė dyshim pritet autopsia si dhe marrja nė pyetje e familjarėve tė viktimave. Por njė tjetėr pistė hetimi ėshtė ajo e njė helmimi nga pakujdesia ndaj dhe policia ka bllokuar ushqimet qė kanė konsumuar nėnė e bijė” thanė pėr agjencinė e lajmeve NOA burime nga policia.

Trupat e pa jetė janė transportuar drejt morgut tė spitalit tė Tiranės pėr ekzaminime tė mėtejshme ndėrsa policia po vazhdon hetimet.