2.8 milionė euro do t’i dhurohen Shqipėrisė pėr pastrimin e minave. Nė njė deklaratė zyrtare tė Ambasadės gjermane nė Tiranė bėhet e ditur se kjo ndihmė ėshtė kontribut i Gjermanisė nė 10 vitet e fundit.
Gjatė konfliktit tė Kosovės nė vitin 1999, vė nė dukje deklarata, zona e kufirit me Kosovėn nė verilindje tė Shqipėrisė ishte e kontaminuar me mina tė ish-Republikės Federative tė Jugosllavisė, si dhe me municion tė pashpėrthyer tė NATO-s nė njė brez me gjatėsi prej 120 km dhe gjerėsi 20 km.

Nė harkun kohor tė 10 viteve kanė humbur jetėn 34 vetė dhe kanė mbetur tė plagosur 238 tė tjerė gjatė shpėrthimit tė tyre, shifra qė flasin pėr rrezikshmėrinė e brezit tė minuar kufitar.

Kontributi i Gjermanisė ėshtė shumė i rėndėsishėm nė suksesin e programit "Aksioni i Veprimit ndaj Minave" nė bashkėpunim me KFOR- in dhe njė organizatė daneze.

Deklarata e ambasadės gjermane vė ne dukje se ėshtė pastruar nga minat njė sipėrfaqe prej 3.680 metėr katrorė, janė asgjėsuar 8501 mina anti-njeri, 41 mina anti-tank dhe 1400 copė municione tė pashpėrthyera.

Republika Federale e Gjermanisė ka mbėshtetur edhe largimin e predhave tė pashpėrthyera gjate tragjedisė se Gėrdecit me njė kontribut prej 44.000 eurosh, pėrfundon deklarata e Ambasadės gjermane nė Tiranė.