Nė panairin e mbajtur kohė mė parė nė Frankfurt tė Gjermanisė, Audi ka paraqitur konceptin elektrik tė modelit R8 dhe paksa papritur qysh tani ka konfirmuar se ky automjet do tė shkoj nė prodhim dhe se nė treg do tė duhej tė gjendej nė vitin 2012.
Audi R8 me motorizim elektrik gjithsesi ka qenė njėri prej atraksioneve tė panairit tė Frankfurtit, e arsye pėr kėtė gjithsesi ka qenė fuqia e tij.
Sa pėr rikujtim, e-Tron futet nė lėvizje nga bateritė litium-jon (42.4 kW/h) dhe katėr elektromotorė me 313 kuaj fuqi (230 kW) si dhe momenti i pabesueshėm i rrotullimeve maksimale prej 4.500 Nm.
Shpejtėsinė prej 0 deri nė 100 kilometra nė orė e arrin pėr 4.8 sekonda. Shpejtėsia mė e madhe ėshtė 200 km/h, derisa ka autonomi vozitjeje prej 250 kilometrash.