Receta Gatimi

Disa kėshilla praktike pėr tė kursyer karburantin ne makinene tuaj


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 4 prej 4
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Disa kėshilla praktike pėr tė kursyer karburantin ne makinene tuaj




    Edhe nėse nuk keni mundėsi tė blini automjet i cili harxhon mė pak, ka mundėsi tė shumta pėr tė kursyer tė holla pavarėsisht se ēfarė veture vozitni.
    Ja disa kėshilla dhe njėkohėsisht edhe disa shpjegime tė paragjykimeve tė cilat shumica e vozitėsve i kanė.

    Filloni duke menduar kursimin

    Kursimet mė tė mėdha tė parave nuk vijnė pėr shkak tė ndonjė risie teknologjike, por nga disa rregulla tė vjetra: ndajeni udhėtimin me dikė. Nėse keni ndonjė mik ose fqinj, me tė cilin mund tė shkoni nė punė dhe tė ktheheni sėrish me njė veturė, kurseni 50% tė harxhimit. Nuk ka asnjė mėnyrė tjetėr qė do t’u kursejė aq para. Po ashtu, nėse familja juaj ka dy automjete, atėherė voziteni atė qė harxhon mė pak sa mė shumė qė mundeni.

    Edhe udhėtimi me trafik urban po ashtu mund tė ju kursejė. Kjo po ashtu ndihmon edhe nė uljen e ngarkesės nė rrugė, ashtu qė pėrveē vetes do t’iu ndihmojė edhe tė tjerėve.

    Lehtėsojeni veturėn

    Ngarkesa nė peshė ėshtė armik natyror i ekonomisė nė vozitje. Andaj me largimin e gjėsendeve tė panevojshme, ose edhe personave, nga vetura juaj kurseni edhe karburant.

    Vozitni duke kursyer

    Qė nė start tė vozitjes ju mund tė kurseni karburant, duke marrė parasysh se shpejtoni pėrnjėherė ose ngadalė. Starti i menjėhershėm rrit harxhimin e karburantit nė mėnyrė drastike.





    Edhe shpejtėsia maksimale po ashtu luan rol. Numri mė i madh i veturave janė mė kursyese kur lėvizin me shpejtėsi relativisht tė ulėt nė shkallėn e fundit tė shpejtėsisė sė mundshme. Rezistenca e erės rritet nė mėnyrė eksponenciale me rritjen e shpejtėsisė, ashtu qė me rritjen e shpejtėsisė, nė kėtė aspekt ulet kursimi i veturės. Treguesit ekonomik nė tabelėn e kontrollimit janė shumė preciz, ashtu qė shumė shpejt do tė mėsoheni tė vozitni ekonomikisht nėse i pėrcillni ato.

    Parandalimi

    Nėse gomat janė tė fryra aq sa duhet dhe motori punon ashtu si duhet, harxhimi do tė jetė i vogėl. Gomat jo mirė tė fryra mund ta rritin harxhimin dukshėm. Madje edhe nėse ju duket se vetura juaj lėviz si duhet, ndezja e shpeshtė e sinjalit tė kuq tė karburantit, mund tė tregojė se ka ndonjė problem tė caktuar pėr tė cilėn arsye vetura harxhon mė shumė karburant.

    Hapja e dritares apo klima?

    Kjo ėshtė njė pyetje e shpeshtė, pasi pėr dallim nga nxehėsit tė cilėt shfrytėzojnė nxehtėsinė e lirė tė motorit pėr tė ngrohur brendinė e veturės, klima shfrytėzon fuqinė e motorit dhe ul kursimin. Pėr fat tė keq kėtu nuk mund tė jepet pėrgjigje se cila ėshtė mė e mirė.





    Nėse vetura juaj ka qėndruar nė ajėr, dhe e keni mė nxehtė brenda se jashtė, vozitni njė kohė me dritare tė hapur pėr ta freskuar. Pastaj, kur tė dilni nė rrugė tė hapur, mbylleni dhe lėshoni klimėn. Aerodinamika ėshtė e rėndėsishme nė shpejtėsitė e mėdha, ashtu qė nėse vozitni me mė pak se 60 km/orė, hapja e dritareve nuk do tė ketė edhe ndonjė efekt nė aerodinamikė. Kjo po ashtu varet edhe nga automjeti. Te veturat tė cilat kanė aerodinamikė tė mirė, hapja e dritareve do tė ketė njė efekt mė tė mirė. Por nėse keni kabriolet, do tė harxhoni mė pak nėse e keni veturėn e mbyllur.

    Mbajtėset mbi ēati
    Kur flasim pėr aerodinamikė, mbajtėset mbi ēati, si shtesat pėr biēikletė ose pėr ski mbi veturė vetėm sa ju dėmtojnė, madje edhe kur janė tė zbrazėta. Nėse ato i largoni, kjo do t’i ndihmojė edhe veturės tė lėvizė mė mirė nė erė. Po ashtu hiqni dritaret kundėr erės, pasi do tė ndihmojnė nė aerodinamikėn e veturės.





    Benzinė super ose normal

    Karburanti me mė shumė oktan kushton mė pak, por a duhet ta shfrytėzoni kėtė? Shumica e veturave tė sotme pėr tė cilėt ėshtė propozuar super, mund pa problem tė lėvizin me normal, madje edhe nė periudha mė tė gjata pa pasoja.

    Ėshtė e vėrtetė se kjo ul ca efikasitetin e veturės, por jo deri nė atė shkallė sa tė mposhtė kursimin qė realizoni me karburant mė tė lirė. Megjithatė, kjo vlen vetėm pėr veturat pėr tė cilat vetėm preferohet super, dhe jo kėrkohet domosdo. Nėse automobili luaj ka mbushės turbo ose super, mė mirė ėshtė t’i pėrmbaheni superit.

  2. #2
    Anėtarė i Nderuar Anėtar Nderi Maska e Klevi88
    Anėtarėsimi
    Feb 2009
    Postime
    522
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    17
    rrofsh ishalla ti kemi parasysh

  3. #3
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    do ta mar parasysh

  4. #4
    iii pazevendesueshem! Super Mod Maska e ReniX
    Anėtarėsimi
    Nov 2006
    Vendndodhja
    Fi-IT
    Postime
    14,359
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    36
    Faleminderit!

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-07-2012, 11:08 PM
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-02-2012, 10:56 PM
  3. Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 20-05-2011, 08:11 PM
  4. Disa keshilla praktike mbi Kuzhinen
    Nga Kliton nė forum Kuzhina Shqiptare dhe e Huaj
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 28-02-2011, 12:12 PM
  5. Disa keshilla per shendetin Tuaj.
    Nga Kliton nė forum Trupi dhe Shėndeti
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 08-03-2009, 09:42 AM