Shkencėtarėt thonė se lufta kundėr kancerit nuk ka pėrfunduar, por po bėhet pėrparim nė atė drejtim, raporton Zėri i Amerikės.
Pėrsosja e pajisjeve kėrkimore nė laboratorė e tė analizave dhe pėrmirėsimi i trajtimeve kanė ndihmuar shmangien e 650 mijė vdekjeve nga viti 1990 – 2005. Kėto tė dhėna pėrmban njė raport i kohėve tė fundit i shoqatės amerikane mbi kancerin.

Sipas raportit, ritmi i vdekjeve si pasojė e kancerit ka rėnė 19 pėr qind mes meshkujve dhe 11 pėr qind mes grave. Ky ėshtė njė lajm i mire. Arsyet e kėtij pakėsimi nė numrin e vdekjeve, janė se gjithnjė e mė shumė amerikanė tani kryejnė rregullisht analiza si mamografi, kolonoskopi, qė do tė thotė se kanceret zbulohen nė fazat fillestare kur janė mė tė shėrueshėm.

Mjekėt gjithashtu sot kanė mjete mė tė mira pėr tė luftuar kancerin, pėrfshi aparate pėr goditjen me saktėsi tė tumoreve nėpėrmjet rrezeve radio aktive duke shmangur dėmtimin e qelizave tė shėndetshme.

Edhe pakėsimi i pirjes sė duhanit ka ndikuar nė rėnien e numrit tė vdekjeve nga kanceri. Nė raport thuhet se nga viti 1990 deri mė 2005, u parandaluan 650 mijė vdekje nga kanceri. Por me gjithė kėto arritje, gjysmė milionė amerikanė pritet tė vdesin kėtė vit nga kanceri.

Kanceri nė mushkėri vazhdon tė jetė vrasėsi kryesor mes burrave dhe grave, ndėrsa tymi i duhanit ėshtė shkaktar vdekjesh nė 85 pėr qind tė rasteve. Kanceret e zorrės sė trashė, prostatės dhe gjirit pasojnė kancerin e mushkėrive si mė vdekjeprurės.

Ekspertėt thonė se rreziku i vdekjes nga kėta kancerė mund tė pakėsohet nėpėrmjet ushtrimeve fizike, dietės sė shėndetshme dhe nėpėrmjet kryerjes rregullisht tė analizave qė zbulojnė kancerin nė faze fillestare.