Nė Cyrih te Zvicrės ditė mė parė u mbajt konferenca e 2-tė vjetore CMO (Chief Marketing Officer’s) Conference, e cila mbledh nė vete kompanitė mė tė fuqishme botėrore, si Google, Nike, Swisscom, Nestle, Sony, McDonalds, Novartis, Facebook etj.
Nė kėtė konferencė Kosova u prezantua nga PTK, si njė ndėr korporatat mė tė fuqishme nė vend. Menaxheri i Marketingut i PTK-sė, Uranik Begu, pati mundėsinė qė pėrpos ndjekjes tė sesioneve interesante me gjithė pjesėmarrėsit, tė debatoj me ta pėr trendet aktuale qė ndjek bota e biznesit e nė veēanti dega e marketingut.

Nder kėto diskutime dhe takime, veēohet ai me Chris Hughes, i cili bashkėrisht me shokun e dhomės ne Harvard Mark Zuckeberg ėshtė edhe njeri nder themeluesit tė ‘Facebook’. Begu kėrkoi nga Hughes qe Facebook si njė ndėr rrjetat mė tė mėdha shoqėrore, ta ‘njeh’ Kosovėn, me ē’rast nė shenjė simbolike i dhuroi njė flamur tė Kosovės.

Hughes gjatė takimit tha se nuk ishte nė dijeni pėr arsyet se pse Kosova nuk ėshtė ndėr vendet qė pėrfaqėsohen nė Facebook, dhe ka premtuar se do tė angazhohet me personat pėrkatės pėr mundėsinė e pėrfshirjes sė Kosovės nė listėn e vendeve pėrfaqėsuese, si dhe ngrohtėsisht pranoi ftesėn pėr vizite nė Kosovė.

Facebook ėshtė njė faqe interneti pėr edukim dhe argėtim rrjeteve sociale, qė i pėrket kompanisė Facebook Inc, me qendėr nė Palo Alto, California. Sipas tė dhėnave tė fundit, platforma numėron mbi 300 milionė pėrdorues nė mbarė botėn.

Edhe nė Kosovė Facebook shėnon popullaritet nė rritje, ku ndėr anėtarėt e tij, krahas njerėzve tė zakonshėm, profil tė tyre kanė hapur edhe fytyrat mė eminente tė estradės, shkencės e politikės. Anėtarėt e Facebook nga Kosova, gjatė regjistrimit nuk e kanė mundėsinė qė tė zgjedhin tek lokacioni vendin e tyre Kosovėn, por shpesh zgjedhin Shqipėrinė apo Serbinė.

Nga bota e marketingut vlerėsohet se nėse Kosova ‘anėtarėsohet’ nė Facebook, do tė ishte njė arritje e madhe nga aspekti i komunikimit publik apo PR (public relations).