Komisioni i BE-sė vė nė diskutim shitjen e Opelit koncernit austriako-kanadez tė pjesėve tė kėmbimit, Magna.
Shkak pėr kėtė janė ndihmat e planifikuara financiare nga shteti gjerman. Komisarja e BE-sė pėr konkurrencėn Neelie Kroes deklaroi se ka sinjale sipas tė cilave paratė e premtuara nga qeveria gjermane do tė paguhen vetėm nėse shumica e kapitalit tė prodhuesit gjerman tė automjeteve do tė blihej nga Magna dhe partneri i tij rus Sberbank.

Njė parakusht i tillė nuk ėshtė nė pėrputhje me tė drejtėn e BE-sė, tha Kroes. Autoriteti qė ajo drejton si mbrojtėsi mė i lartė evropian i konkurrencės duhet tė miratojė ndihmat financiare shtetėrore.

Kroes tha se ajo kėrkon nga Berlini garantim me shkrim qė ndihmat e premtuara shtetėrore prej 4,5 miliardė eurosh nuk do tė jenė tė lidhura me njė investues tė caktuar. Pronarit tė deritanishėm tė Opelit General Motors dhe fondit tė administrimit nė mirėbesim pėr Opelin duhet t'u jepet mundėsia tė vendosin pėrsėri pėr shitjen.