Gjiganti i internetit fillon projektin e ri, njė shėrbim i cili tė gjithė pėrdoruesve do t’u mundėsojė blerjen e librave nė format elektronik dhe leximin e tyre me anė tė ēfarėdo pajisje e cila ka qasje nė internet, pėrfshirė celularėt, laptopėt dhe lexuesit elektronik tė librave (eReaders).
Google Editions do tė paraqitet nė fillim tė vitit 2010, derisa ky shėrbim do tė ofrojė 500.000 tituj tė botuesve tė ndryshme. Editions do tė jetė konkurrent direkt i Amazon.com dhe eReaderit tė tij Kindle.

Shfrytėzuesit do tė mund tė blejnė drejtpėrdrejt nga Google dhe partnerėt e kėsaj kompanie nėpėrmes platformės Google Editions.

Secili libėr tė cilin do ta blini do tė ruhet nė pajisjen tuaj dhe do tė mund ta lexoni edhe pa lidhje nė internet.

Shumė botues tanimė janė ankuar pėr shkak tė paralajmėrimit tė kėtij projekti tė ri, e sipas informatave tė para Google do t’u paguajė 63 pėr qind pėr secilin libėr qė shitet me anė tė kėsaj platforme. Pėr vete Google do tė mbaj 37 pėr qind, shkruan gazeta britanike “Daily Mail”.

Librat elektronike kanė arritur popullaritet tė madh me paraqitjen e lexuesit Kindle tė Amazon dhe atij Reader nga Sony. Me anė tė internetit shiten prej 1 deri nė 5 pėr qind tė librave, por pritet qė kjo pėrqindje tė rritet sė shpejti.