Pas konceptit KND-5 i cili pėr herė tė parė na ėshtė paraqitur kėtė vit nė Seul, KIA ka lansuar edhe fotografitė e para tė modelit serik i cili nė tregun e Koresė sė Jugore do tė quhet K7, e nė pjesėn tjetėr tė botės Cadenza.
Cadenza ėshtė limuzina e re KIA-s nė klasėn e mesme e cila nė treg do tė zėvendėsojė atė Opirus. Kur merret parasysh se bėhet fjalė pėr njė pėrfaqėsues luksoz, Cadenza do tė duhej tė jetė e pajisur me tė gjitha elementet luksoze si me timon i cili pėrmban ngrohės, ventilim tė pėrsosur, ulėset e mbėshtjella mė lėkurė apo kamerat pėr vozitje prapa, e madje edhe sisteme tė cilat ia tėrheqin vėmendjen e vozitėsit nėse rastėsisht kalon nė shirit tė gabuar tė rrugės.

Koreanėt tani pėr tani nuk i kanė zbuluar tė gjitha detajet, mirėpo dihet se Cadenza do tė futet nė lėvizje nga motori 2.4 litėrsh me gjashtė cilindra me djegie tė drejtpėrdrejtė dhe 200 kuaj fuqi, respektivisht motori 3.5 litėrsh Lambda III V6 me 300 kuaj fuqi. Nė tė njėjtėn kohė, spekulohet edhe pėr motorin 2.7 litėrsh me katėr cilindra me butan. Fuqia nė boshtin e pėrparmė nė mėnyrė standarde do tė duhej tė transmetohet me anė tė marshit mekanik apo automatik prej gjashtė shpejtėsish.




Premiera zyrtare pėr kėtė limuzinė tė KIA-s ėshtė paralajmėruar pėr panairin e automjeteve i cili mbahet nė Dubai krejt nė fund tė kėtij viti.