Bush shpall pavarėsinė e Kosovės
Qeveria merr edhe "kritika": Skeni arritur ende standardet pėr nė NATO, duhen mė shumė reforma
Xhorxh Bush, Presidenti i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, pasi ka pėrshėndetur tė gjithė shqiptarėt nė gjuhėn e tyre me njė "Mirėdita" tė pastėr, ka "shpallur" pavarėsinė e Kosovės, nga kryeqendra e shtetit shqiptar, Tirana. Pikėrisht, mė 10 qershor, nė pėrvjetorin e Lidhjes sė Prizrenit, kur u shpall shteti autonom shqiptar nga perandoria osmane, nga oborri i selisė sė qeverisė sė Shqipėrisė, Presidenti i SHBA-sė, Bush, ka folur qartė dhe prerė: "Ėshtė koha qė Kosova tė marrė pavarėsinė dhe kjo do tė arrihet me ēdo kusht". Nė konferencėn e pėrbashkėt pėr shtyp me Kryeministrin Sali Berisha, kreu i Shtėpisė sė Bardhė ka pėrforcuar mesazhin qė dha njė ditė mė parė nė Romė, duke i siguruar krerėt e shqiptarėve tė Kosovės, se Amerika jo vetėm nuk i ka braktisur ata, por e ka vendosur madje edhe rrugėn e veprimeve tė mėtejshme pėr zgjidhjen pėrfundimtare tė statusit tė Kosovės. "Ne do tė punojmė me diplomatėt rusė dhe tė BE-sė pėr tė gjetur njė zgjidhje (pėr Kosovėn). Nėse kjo nuk do tė ndodhė, atėherė ne do tė themi: Mjaft, Kosova do tė jetė e pavarur!". Kėshtu deklaroi Presidenti i SHBAāsė, i cili pothuajse tė gjithė konferencėn pėr shtyp e fokusoi pikėrisht me kryeēėshtjen e momentit pėr tė gjithė diplomacinė botėrore, Kosovėn. Presidenti Bush theksoi dje se Uashingtoni do tė punojė diplomatikisht pėr kėtė ēėshtje pėr tė bindur Moskėn, si dhe pėr tė rakorduar qėndrimet me Bashkimin Evropian. Kreu i Shtėpisė sė Bardhė e theksoi jo vetėm njė herė qė vendet e BE-sė tashmė janė afruar shumė me Uashingtonit, sepse ata pėrkrahin planin "Ahtisaari", i cili parashikon pavarėsi tė mbikėqyrur pėr Kosovėn. Qė do tė thotė se puna bindėse e diplomacisė "sekrete" do tė jetė pikėrisht me Moskėn. Por Presidenti i Shteteve tė Bashkuara e bėri shumė tė qartė se Amerika nuk do tė presė shumė. Nė ditėt e para tė muajit tė ardhshėm, Presidenti Bush do tė takohet me kreun e Kremlinit, Vladimir Putin, nė shtėpinė e prindėrve tė tij nė qytetin Kennebunkport, nė verilindje tė SHBA-sė, pėr tė bėrė tentativėn e fundit qė ta bindė Rusinė qė tė votojė pro pavarėsisė sė Kosovės. Por nėse Moska nuk do ta pranojė sėrish ofertėn e Uashingtonit, Presidenti Bush e bėri tė qartė se nuk do tė pritet asnjė sekondė. Kosova do tė shpallet si htet i pavarur dhe Shtetet e Bashkuara tė Amerikės do tė jenė vendi i parė qė do ta njohė kėtė pavarėsi. Qėndrimin zyrtar Presidenti Bush e ka bėrė tė ditur dje nga Tirana dhe kjo nuk ishte e rastėsishme. Njė axhendė e Uashingtonit qė nis shumė herėt, kur SHBA kundėrshton heqjen e autonomisė sė Kosovės nga Millosheviēi dhe arrin kulmin nė luftėn e NATO-s nėn udhėheqjen e SHBA-sė dhe Presidentit tė atėhershėm, Bill Klinton, qė solli ēlirimin e Kosovės nga zgjedha e Millosheviēit dhe heqjen e tė drejtės sė Beogradit pėr tė qeverisur Kosovėn, ku jetojnė mė se 90% shqiptarė. Deklarata e djeshme e Presidentit Bush nė Tiranė zbuloi dhe thelbin e vizitės sė parė tė njė Presidenti amerikan nė Shqipėri. Vizitė qė nė qendėr tė saj kishte "shpalljen" politike tė pavarėsisė sė Kosovės. Njė qėndrim politik javėn e fundit nisi nė qytetin verilindor tė Gjermanisė, Heiligendamm, ku u mbajt samiti i liderėve tė tetė vendeve mė tė industrializuara tė botės, u pėrforcua nė Romė dhe iu vu vula dje nė mesditė nė kryeqytetin shqiptar, Tiranė. Por Presidenti i SHBA i ka bėrė thirrje liderėve tė Kosovės, qė tė jenė tė duruar dhe tė respektojnė tė gjitha standardet e kėrkuara. Njė ftesė pėr qetėsi, e cila erdhi pas njė sinjali tė Prishtinės pėr humbjen e durimit.