Kryeministri polak, Donald Tusk tha se vendi i tij ėshtė i gatshėm tė marrė pjesė nė planin e ndryshuar pėr mbrojtjen nga raketat tė shpallur muajin e kaluar nė Washington.
Ai i bėri komentet tė mėrkurėn nė Varshavė pas njė takimi me nėnpresidentin amerikan Joe Biden. Udhėheqėsi polak tha se plani i ri amerikan i duket interesant dhe i rėndėsishėm.

Rikonfigurimi i planit parashikon mes tė tjerash vendosjen nė Poloni tė njė sistemi mbrojtės me raketa tė tipit “Standard-3” tė marinės amerikane.

Zyrtarėt amerikanė tė mbrojtjes thonė se raketat interceptuese qė synojnė t’i kundėrvihen arsenalit tė mundshėm bėrthamor iranian, do tė instalohen gjithashtu nė anijet e marinės amerikane nė Detin e Veriut dhe nė Mesdhe.

Polonia ishte ndalesa e parė e nėnpresidentit Biden nė njė turne katėrditėsh qė pėrfshin Poloninė, Rumaninė dhe Republikėn Ēeke.