Janė paraqitur linjat e reja tė kompjuterėve iMac dhe Mac Mini, me rifreskim tė tėrėsishėm tė MacBook Pro dhe disa befasi tjera. Thashethemet e mėhershme janė treguar tė sakta.
MacBook i ri ka dizajn unibody, vetėm se shtėpiza nuk ėshtė e pėrpunuar nga alumini (sikur tek modelet MacBook Pro), por nga plastika e bardhė. Apple tani integron ndriēim LED tė prapavijės sė ekranit, touchpad multitouch tė xhamtė dhe bateri qė ofron shtatė orė autonomi pune dhe e cila nuk mund tė nxirret nga kompjuteri. Hardueri po ashtu pėrforcuar. Konfiguracioni fillestar ka procesor 2.6 GHz Core 2 Duo, 2 gigabajt DDR3 memorie, disk tė kapacitet prej 250 GB si dhe grafikė Nvidia GeForce 9400M. Ekrani mbetet i rezolucionit 13.3 me rezolucion 1.280 x 800 piksela, e nė tė janė DVD Writer dhe rrjeti 802.11n e Bluetooth. Krejt kėto me ēmimin e vjetėr prej 999 dollarėsh




Risi nė ofertėn e iMac janė diagonalet e ekraneve prej 21.5 e 27 inē si dhe harduer mė tė shpejtė. Blerėsit tani nė ofertė kanė procesorė Core 2 Duo me takt punues prej 3.06 GHz, por edhe Core i5 me takt 2.66 GHz. Tė gjitha modelet kanė nga 4 gigabajt memorie, derisa grafika mbėshtetet nė Nvidia GeForce 9400M tė integruar apo ATI Radeon 4670 e 4850. Kapaciteti i diskut ėshtė 500 GB apo 1 TB nė versione fillestare, derisa ēmimet sillen prej 1.199 deri nė 1.999 dollarė



Nė fund, pėrditėsim tė harduerit fiton edhe Mac Mini i cili shpesh ėshtė lėnė anash. Kompjuteri vjen nė dy konfiguracione fillestare, me procesorin Core 2 Duo 2.26 GHz, 2 GB RAM dhe 160 GB disk pėr 599 dollarė apo me Core 2 Duo 2.53 GHz, 4 GB memorie dhe 320 GB disk pėr 799 dollarė..

Si befasi tė veēantė, Apple paralajmėron edhe Mac Mini Server, njė kompjuter tė formatit tė njėjtit fizik, por me 1 terabajt hapėsirė disku (2 x 500 GB), me harduer tė versionit mė tė fuqishėm tė Mini dhe sistemin operativ Snow Leopard Server, pėr gjithsej 999 dollarė.