Autoritetet greke kanė nisur tė hetojnė mbi alarmin e dhėnė dy javė mė parė nga Italia se nė thellėsitė e detit Jon janė hedhur mbeturina radioaktive. Alarmi u dha nga vetė mafia italiane kalabreze qė njoftoi autoritetet nė Greqi se materiale toksike janė hedhur nė detin Jon qė lag edhe brigjet e Shqipėrisė.
Njė prej anėtarėve tė mafias kalabreze i quajtur Francesko Fonti u ka thėnė autoriteteve italiane se ėshtė pėrfshirė vetė nė mbytjen e anijeve me materiale radioaktive nė Jon, si pasojė e njė operacioni pėr t’iu shmangur ligjit vendas.

Sipas mediave greke Kathimerini, Earth Times, citohet dhe njė organizatė ambientaliste italiane ‘Legambiente’, se 30 mjete lundruese mund tė jenė zhytur nė kėtė mėnyre nė 20 vitet e fundit, 7 nga tė cilat janė fundosur afėr ishujve joniane Paksoi, Cefalonia dhe Zakinthos.

Sipas mafiozit kalabrez Fonti, anijet mbartnin mbeturina toksike nga kompanitė farmaceutike, tė cilat e kishin paguar mafien me njė shifėr prej 1.5- 15 milionė dollarė pėr cdo anije qė fundosej larg tyre.

Ndėrkohė kreu i komitetit tė energjisė atomike nė Greqi, Kristos Kousidias ka thėnė pėr gazetėn “Kathimerini” se nevojitet njė kėrkim i organizuar pėr materialin radioaktiv nė det, ndėrkohė qė thotė se pala greke duhej tė informohet pėr vendet e sakta se ku janė fundosur anijet, qė tė dihet se ēfarė veprimi tė merret.

Ndėrkohė autoritetet italiane po hetojnė nėse 120 kontenierė tė gjetur nė njė anije 22 km larg brigjeve tė Kalabrisė pėrmbajnė gjithashtu mbetje toksike tė hedhura nga mafia.