Nė seancėn e sotme nė ngarkim tė tragjedisė sė Gėrdecit, prokuroria ka lexuar kėrkesėn pėr gjykim ndaj tė akuzuarve pėr kėtė ngjarje.
Sipas akuzės, ngjarja nė Gėrdec ka ndodhur pėr arsye tė gabimit njerėzor dhe nuk ėshtė njė sabotazh, ashtu sikurse ėshtė deklaruar nga ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Materiali i prokurorisė ėshtė i pėrmbledhur nė 140 faqe, ku theksohet se shpėrthimi ndodhi si pasojė e kontaktit tė shkėndijės nga saldimi i karrocės me barutin.

Ndėrkohė, gjykatėsit e kėsaj ēėshtjeje kanė hedhur poshtė 14 kėrkesa tė avokatėve mbrojtės pėr zhvillimin e seancave me dyer tė mbyllura. Nė kėtė proces gjyqėsor janė tė akuzuar 29 persona, midis tyre edhe ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu.

Midis tė akuzuarve janė edhe Mihal Delijorgji, administratori i fabrikės sė demontimit tė municioneve qė shpėrtheu, Ylli Pinari, Dritan Minxoli, ish shefi i Shtabit tė Pėrgjithshėm Luan Hoxha dhe ish-funksionarė tė tjerė tė lartė tė ushtrisė dhe Ministrisė sė Mbrojtjes.