Njė postier dembel ėshtė vonuar aq shumė me shpėrndarjen e letrave nė njė fshat, aq sa disa nga banorėt kishin vdekur deri nė kohėn kur u kanė shkuar letrat.
Banorėt e Rzedzinyt nė Poloni, nuk kishin arritur tė kuptojnė pse letrat e tyre nuk kishin shkuar nė vendet e destinuara dhe pse nuk i kishin pranuar letrat e dėrguara nga tė afėrmit dhe miqtė e tyre.
Nė momentin kur njėri nga banorėt e fshatit, Stanislaė Shchusev, kishte provuar ta kuptonte arsyen, ai ėshtė befasuar kur ka kuptuar qė kutia postare e fshatit nuk ishte zbrazur pėr pesė vite.
80-vjeēari Shchusev kishte zbuluar se jo vetėm qė nuk janė dėrguar letrat e tyre nė vendet e destinuara, por postieri dembel as nuk e kishte shqetėsuar veten qė tua shpėrndante banorėve letrat e ardhura nė fshat, por nė vend tė kėsaj ai i kishte hedhur nė njė depo nė zyrėn e postės.