Ekspertėt kanė zbuluar se ushtrimet e rregullta dhe intensive, tė cilat zgjatin vetėm tre minuta, mund ta pėrforcojnė nė masė tė madhe metabolizmin.
Shkencėtarėt nga Universiteti skocez “Heriot-Watt” nė Edinburgh besojnė se nėse tė gjithė njerėzit ushtrojnė disa ditė nė kėtė mėnyrė, atėherė mund tė zvogėlohet rreziku pėr shfaqjen e sėmundjes sė sheqerit, ndėrsa kjo ndodh pėr shkak tė pėrmirėsimit tė metabolizmit tė sheqerit nė organizėm.

Studimi i publikuar nė revistėn “BMC Endocrine Disorders”, nė tė cilin kanė marrė pjesė 16 meshkuj tregon se rreziku i shfaqjes sė diabetit tip 2 mund tė zvogėlohet dukshėm me ushtrime tė rregullta. Mirėpo, shumė njerėz konsiderojnė se nuk kanė kojė qė t’u pėrkushtohen rregullisht ushtrimeve.

Ky studim ka zbuluar se vetėm disa ushtrime intensive tė muskujve, secila prej tė cilave do tė zgjaste vetėm 30 sekonda, nė mėnyrė dramatike pėrmirėson metabolizmin vetėm pas dy javėsh.

Megjithatė, edhe pse pajtohen se kėto rezultate janė mjaft interesante, pėrfaqėsuesit e shoqatės britanike pėr sėmundjen e sheqerit “Diabetes UK”, pohojnė se numri i pjesėmarrėsve nė studim ka qenė shumė i vogėl, prandaj ky studim duhet tė zhvillohet nė nj numėr mė tė madh vullnetarėsh pėr tė konfirmuar nėse vėrtet ndodh kėshtu.