Vetėm pak orė pas deklaratės sė kryesocialistit Edi Rama i cili i bėri thirrje presidentit Bamir Topi tė mos heshtė pėr dhunėn ndaj gazetarit Mero Baze, kreu i shtetit ka reaguar duke kėrkuar zbardhjen pa vonesė tė kėsaj ngjarjeje.
“Presidenti i Republikės, Bamir Topi dėnon me ashpėrsi aktin vandal dhe dhunėn e ushtruar ndaj gazetarit Mero Baze duke kėrkuar nga tė gjitha organet e shtetit tė zbardhin pa vonesė ngjarjen dhe tė venė pėrpara drejtėsisė autorėt e vėrtetė”, thuhet nė deklaratėn qė ka lėshuar Presidenca.

Sipas deklaratės, kreu i shtetit u bėn thirrje tė gjithė aktorėve politikė nė Shqipėri qė tė analizojnė me shqetėsim kėtė akt duke u angazhuar realisht, dhe jo vetėm nėpėrmjet deklaratave, nė krijimin dhe garantimin e lirisė dhe pavarėsisė sė medias.

“Dhunimi dhe presioni i drejtpėrdrejtė apo i tėrthortė ndaj medias dhe gazetarėve shqiptarėve ėshtė njė kthim mbrapa nė demokracinė qė tė gjithė dėshirojmė tė ndėrtojmė” thuhej mė tej nė deklaratė.