Receta Gatimi

Urgjent strategjia pėr zhvillim ekonomik


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Super Moderatorė Super Mod Maska e Kliton
    Anėtarėsimi
    Sep 2008
    Vendndodhja
    Albania/D
    Postime
    6,215
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    30

    Urgjent strategjia pėr zhvillim ekonomik



    Pėrfaqėsues tė biznesit thanė sot se qeveria duhet tė krijojnė urgjentisht njė strategji pėr zhvillimin ekonomik tė vendit, nė mėnyrė qė tė pėrcaktohet vizioni pėr tė ardhmen. Komentet u bėnė nė njė tryezė rreth tė kaluarės, tė tashmes dhe tė ardhmes sė zhvillimit ekonomik, organizuar nga Aleanca Kosovare e biznesit dhe Universiteti pėr Biznes dhe Teknologji nė Prishtinė.

    Ekonomia e Kosovės nė tė kaluarėn ėshtė pėrballur me sfida tė shumta, qė kanė reflektuar negativisht nė zhvillimin e gjithėmbarshėm. Kjo e kaluar nuk ka qenė e favorshme as pėr bizneset, tė cilat nė periudha tė ndryshme janė gjendur nė kufij tė ekzistencės afariste, apo edhe tė shuarjes. Por pas luftės, ėshtė krijuar njė infrastrukturė ligjore dhe mjedis mė i mirė pėr afarizėm, ndonėse ende mbetet shumė pėr t’u bėrė, tha kreu i AKB-sė, Agim Shahini.
    Ndėrsa, zėvendėsministri i Punės dhe Mirėqenies Sociale, Qemajl Smajli, tha se Kosova ka resurse, mirėpo rreth 50 pėr qind e tė rinjve nuk kanė mundėsi pėr punėsim.
    “Nėse nuk ka prodhim atėherė nuk mund tė ketė as standard tė dėshirueshėm pėr qytetarėt, tė cilėt nė bazė tė kėtyre ecurive, mund tė varfėrohen edhe mė shumė nė tė ardhmen. Nė kėtė drejtim, Ministria e Punės do tė angazhohet pėr tė ndikuar nė zbutjen e papunėsisė”, ka thėnė Smajli.
    Edhe udhėheqėsi i Universitetit pėr Biznes dhe Teknologji, Edmond Hajrizi, tha se duhet tė krijohet strategjia, respektivisht plani strategjik pėr zhvillimin ekonomik, pėr tė pėrcaktuar objektivat dhe qėllimet pėr tė ardhmen, dhe duhet tė krijohet qasje sistemore e tė gjithė faktorėve.
    Ndėrkaq, Petraq Milo, zyrtar nga Shqipėria, theksoi se Kosova duhet tė mėsojė edhe nga pėrvoja e vendeve tjera, dhe tė adaptojė politikat zhvillimore, nė favor tė bizneseve vendore, por edhe tėrheqjen e investimeve tė huaja, pėr shkak se Kosova nuk mund tė zhvillohet me kapacitetet e saj.
    Pjesėmarrėsit theksuan nevojėn e promovimit dhe mbėshtetjes sė eksportit tė prodhimeve vendore dhe kėrkuan nga qeveria angazhim tė shtuar pėr heqjen e barrierave dhe bllokadave tregtare nga vendet fqinje

  2. #2
    i/e rregjistruar 20% Maska e arditu
    Anėtarėsimi
    Jan 2010
    Postime
    134
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    15
    eshte e vertet klinton

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Zhvillim mė dinamik i Firefox
    Nga vaaldr1n nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-02-2011, 08:39 PM
  2. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-07-2010, 01:19 AM
  3. Strategjia e Barack Obamas
    Nga Sefedini nė forum Life Style
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-03-2009, 07:21 AM
  4. [Kerkese]Logo urgjent
    Nga Lirimi-Crack nė forum Kėrkesa dhe Punimet Tuaja
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 08-03-2009, 07:55 PM
  5. 204 milionė dollarė pėr zhvillim tė televizorėve OLED
    Nga Altin111 nė forum Tė Rejat e Teknologjisė
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-02-2008, 07:23 AM