Ministri i Brendshėm i Shqipėrisė, Lulzim Basha kėrkoi nga prefektėt dhe drejtuesit vendorė te marrin masa duhet pėr parandalimin dhe pėrballimin e emergjencave qė mund tė krijohen gjatė stinės sė dimrit.
Ministri kėrkoi tė sigurohet gatishmėria e strukturave lokale pėr tė pėrballuar hapjen e arterieve kryesore rrugore tė qarkut dhe nė zonat e thella tė kenė stoqe tė mjaftueshme medikamentesh bazė pėr popullsinė.

Duke kėrkuar angazhim pėr furnizimin me energji tė vazhdueshme tė tė gjitha objekteve me rėndėsi tė veēantė nė raste emergjencash, ministri shprehu nevojė pėr plane operacionale tė zbatueshme nė rast tė rėndimit tė situatės.

Ai i siguroi prefektete dhe tė zgjedhurit vendorė se do tė kenė mbėshtetjen e plotė tė tė gjithė strukturave pėrgjegjėse dhe ato mbėshtetėse si dhe Ministria e Brendshme do tė japė mbėshtetjen e plotė financiare dhe materiale pėr t’iu pėrgjigjur ēdo lloj situate.

Kėshilli i Ministrave ka akorduar fonde me vlerė 271 milionė lekė si pėr riaftėsimin e objekteve publike, pėr rindėrtimin e shtėpive tė dėmtuara nga dukuritė natyrore dhe pėr dhėnien e ndihmės financiare familjeve tė prekura nga kėto dukuri.