Kirurgėt e njė spitali nė veri tė Perusė kanė nxjerrė nga barku i njė pacienti afėr 700 gramė metal, duke pėrfshirė gozhda, para tė hekurta, tela dhe gjėsende tjera metali.
Kirurgu Carlos Delgado u ka thėnė gazetarėve se asnjėherė nė jetėn e tij nuk kishte parė diēka tė ngjashme me atė qė ka gjetur nė stomakun e pacientit Ricelme Abanto.

“Fillimisht menduam se bėhet fjalė pėr njė sulm tė zorrės sė verbėr, mirėpo u befasuam kur nė stomakun e tij pamė njė ‘gropė’ (tė mbushur)”, tha Delgado, duke shtuar se pacienti ėshtė shtruar nė pėrkujdesje psikiatrike.

Abanto, njė punėtor ndėrtimtarie, i cili me muaj tė tėrė kishte ngrėnė gjėsende tė metalta, u ka thėnė mediave se ndoshta kėtė e bėn “pėr arsye sportive”. /Telegrafi/

“Nė shkurt kam ngrėnė 17 gozhda dhe nuk kam vdekur. Gozhda tė gjata nga 12.5 centimetra, edhe atė brenda njė dite”, ėshtė lavdėruar 26-vjeēari.