BBC-ja ka mėsuar se kryeministri britanik, Gordon Brown do tė kėrkojė ndjesė pėr dėrgimin nga Britania tė disa mijė fėmijėve nė Australi, gjatė shekullit tė kaluar.
Fėmijėve, nga familje tė varfra ose pa prindėr, iu ishte premtuar njė jetė mė e mirė, por shumė prej tyre janė ankuar pėr abuzime fizike e seksuale nė shtėpitė e pėrkujdesjes dhe fermat ku qenė vendosur nė Australi.

Fėmijėt, dikur emigrantė, prej kohėsh bėjnė thirrje qė t'u kėrkohet zyrtarisht ndjesė pėr skemėn e migrimit e cila u zbatua deri nė vitin 1967.

Nė bazė tė skemės sė migrimit, fėmijė tė bardhė tė klasės punėtore largoheshin nga vendi pėr tė ndihmuar nė popullimin e ish-kolonive britanike.

Tė hėnėn qeveria australiane pritet t'u kėrkojė ndjesė britanikėve tė dėrguar nė Australi nė bazė tė programit pėr migrimin e fėmijėve, shtatė mijė prej tė cilėve jetojnė.

Disa prej emigrantėve thonė se ėshtė pikėrisht ky vendim i autoriteteve australiane qė e ka bėrė me turp qeverinė britanike dhe e ka shtyrė tė kėrkojė ndjesė.