Tė shtunėn mbrėma nė Pallatin e Kongreseve nė Tiranė pėrfundoi aktiviteti i rėndėsishėm i muzikės sė lehtė shqiptare “Kėnga magjike 2009”. Sipas votimeve nga vetė kėngėtarėt, vendi i parė: u takoi kėngėtarėve Rosela Gjylbegu dhe Eliza Hoxha me kėngėn “Rruga e zemrės”, me tekst tė Elizės dhe muzikė tė Darko Dimitrov.
E emocionuar dhe nė njė atmosferė tejet tė ngrohtė, kėngėtarja Eliza u shpreh se ky ėshtė njė ēmim tepėr i rėndėsishėm pėr karrierėn e saj.

Ndėrsa Gjylbegu, mes ovacioneve nga publiku, qė pothuaj se nė korr thirrėn emrin e fitueseve, ende pa u shpallur nga prezantuesi Gjebrea, theksoi: “Dua tė pėrshėndes Darko Dimitrov, qė mė besoi muzikėn e tij”.

Vendi i tretė nė kėtė festival i shkoi kėngėtares Soni, e cila duke qeshur tha se ajo dhe Irma Libohova gjithmonė i marrin ēmimet tjera, pos tė parit.

Vendi i dytė u fitua nga kėngėtarja e re Elvana Gjata, me kėngėn “Dhe zemra ndal” me tekst tė Ardit Roshit dhe muzikė tė Flori Mumajesit.

Festivali solli edhe shumė ēmime tė tjera ku spikatėn ēmimi i internetit pėr Elvana Gjatėn, ēmimi i publikut pėr Adelina Ismaili me kėngėn “Nuk ngec” (muzika Adi Hila), e cila mori pjesė nė kėtė aktivitet muzikor pas dhjetė vitesh.

Nė njė paraqitje tė jashtėzakonshme skenike, me njė veshje murgeshe, qė shumė shpejt u ndryshua duke treguar njė kėngėtare, e cila nuk mund tė ndryshojė performancėn dhe personalitetin e saj artistik.

Bukuroshja kosovare bėri pėr vete publikun, duke thėnė se publiku i Tiranės mbetet gjithmonė i rėndėsishėm pėr tė.

Nė dhjetėshen e kėngėtarėve mė tė mirė sipas vendit tė dhjetė u rreshtuan: Rozana Radi, Olta Boka, Kastro Ziso, Adelina Ismaili, Kaltrina Selimi, Flori, Mira Koncci, Soni, Elvana Gjata dhe Eliza&Rosela Gjylbegu.

Si gjithmonė festivali solli shumė spektakėl dhe mbi tė gjitha pjesėmarrje tė kėngėtarėve jo vetėm tė karrierės, por edhe mė tė rinjve, nė njė hapėsirė mbarėshqiptare tė muzikės shqiptare.

Skenografia u realizua nga Gaetano Castelli. Prezantuan: Ardit Gjebrea, i cili ėshtė edhe producent i kėtij festivali, i shoqėruar nga Carmen Gjani dhe Katerina Kongoli.