Kjo teme permban 10 bugs (gabime ne programim te pajisjeve) qe kane rezultuar me shkaterruesit ne historine e kompjuterave. Lista e ketyre te dhjeteve eshte publikuar nga Wired Magazine.
28 Korrik 1962
Mariner I Zbuluesi i Hapesires
Nje gabim ne programin e fluturimit per Mariner 1 shkaktoi devijimin e raketes nga trajektorja origjinale e fluturimit. Kontrolli i misionit shkaterroi raketen mbi oqeanin
Atlantik. Hetimi mbi aksidentin zbuloi se nje formule e shkruar me laps ne nje flete
ishte perkthyer gabimisht ne kod programi, duke shkaktuar llogaritje te gabuar te
trajektores se fluturimit nga ana e kompjuterit.
1982
Sistemi i shperndarjes se gazit, ish-BRSS, Bashkimi i Republikave Socialiste Sovjetike
Operativet qe punonin per CIA-n, vendosen nje gabim (bug) ne nje sistem kompjuteri kanadez te blere per te kontrolluar sistemin e shperndarjes se gazit pergjate Siberise. Sovjetiket ne ate kohe e moren sistemin bazuar ne nje plan per te pasur ose vjedhur teknologji sensitive te Sh.B.A-se. CIA zbuloi per programin dhe vendosi qe programi ti kundervihej qellimeve te perdorimit me pajisje qe do ndihmonin te kalohej inspektimi i sovjetikeve dhe kur vete programi te ishte ne pune, ai te deshtonte. Ngjarja qe ndodhi me pas, konsiderohet si eksplozioni me i madh jo-berthamor ne historine e planetit.
1985 - 1987
Therac 25, akselerues mjekesor
Nje pajisje terapeutike radioaktive keqfunksionon dhe shperndan doza vdekjeprurese radioaktive ne shume qendra mjekesore. Bazuar ne nje design te meparshem, Therac-25 ishte nje sistem terapeutik me i avancuar qe mund te dergonte 2 lloje te ndryshme radiacioni: ose nje rreze elektroni me fuqi te ulet (therrmija beta) ose rreze X. Rrezet X te Therac-25 gjeneroheshin duke perplasur elektrone me fuqi te larte ne nje shenjester metalike te vendosur midis pacientit dhe pistoletes se elektroneve. Nje avancim i dyte ishte zevendesimi i sistemit elektromekanin te sigurise se modelit te vjeter Therac-20 me nje program kontrolli, kjo sepse programi konsiderohej me i besueshem (ose i sigurte).
Ajo qe inxhinjeret nuk dinin ishte se qe te dy modelet, Therac 20 dhe Therac 25, ishin
ndertuar bazuar ne nje sistem operativ te bere nga nje programues qe nuk kishte trajnimin e duhur profesional. Pershkak te nje gabimi (bug) te quajtur "kushti i gares" (race condition), nje perdorues qe shtyp butonat shume shpejt mund te konfiguronte aksidentalisht Therac-25 ne menyre te atille qe rrezja e elektroneve te qellonte me fuqi te larte, por me shenjestren metalike jashte pozicionit mbrojtes per pasagjerin. Te pakten 5 paciente vdiqen, kurse shume te tjere u demtuan seriozisht.