RRJETAT KOMPJUTERIKE


Me ndėrlidhje tė dy ose mė shumė kompjuterėve nė mes veti realizohet i ashtuquajturi rrjet kompjuterik.

Rrjetin kompjuterik e pėrbėjnė:
• Kompjuterėt,
• pajisjet lidhėse dhe
• lidhjet nė mes tyre.

Kompjuterėt nė pėrberjė tė rrjetit kompjuterik mund tė jenė:

• Kompjuter mė pėrparėsi tė njejtė ose ( ang. rrjetat " Peer to Peer " );si dhe
• Server me klientė apo me stacione punuese; ku njėri ose disa kompjuterė kryejnė funksione tė pėrbashkėta pėr tėrė rrjetin dhe kėta kompjuterė quhen serverė, ndėrsa klient quhen kompjuterėt e tjerė nė rrjet.

Dallojmė lloje tė ndryshme tė rrjetave kompjuterike, siq janė:

• LAN -- ( ang. Local Area Network ) -- Rrjeti lokal kompjuterik,
• MAN -- ( ang. Metropolitan Area Network ) -- Rrjeti kompjuterik i qytetit,
• WAN -- (ang. Wide Area Network ) -- Rrjeti i gjėrė kompjuterik.

Pėrveq kėtyre sot nė botė ekziston edhe rrjeti ndėrkombėtar kompjuterik i quajtur: '' INTERNET ", shkurtesė nga '' INTERNATIONAL NETWORK '', dhe bėnė pjesė nė rrjetin kompjuterik mė strukturė tė nderlikuar.
Interneti bėnė lidhjen e tė gjitha rrjetave kompjuterike nė botė, duke ndėrlidhė keshtu nė njė rrjetė me miliona kompjuterė anė e mbanė botės, numri i tė cilėve nuk dihet saktėsisht, por mendohet qė nė ketė rrjetė sot janė tė kyqur mė shumė se 120 milionė kompjuterė nė gjithė botėn.

Hierarkia e rrjetes globale
Ėshtė nė natyrėn e rrjetave komunikuese moderne qė tė qėndrojnė nė evuluim tė vazhdueshėm. Faktorėt siq janė: ndryshimet nė modelet e perdorimit dhe shpėrndarja e pėrmbajtjeve krijojnė definicionin e rrjetave si njė punė nė progres. Me gjithė kėtė; rrjeten globale pėrgjithėsisht mund ta definojmė si njė etnitet tė madh tė mbėshtetur nė variablat siq janė teknologjija e transportit, distanca dhe aplikimet tjera tė tilla. Njė mėnyrė pėr tė pėrshkruar MAN (Metropolitan Area Networks) do tė ishte tė thėmi se kjo nuk ėshtė rrjetė Long-haul e as pjesė e rrjetave hyrėse apo qasėse ( access network), por ėshtė njė rrjetė qe shtrihet ndermjet ketyre tė dyjave siq ėshtė paraqitur nė fig .1.


Fig. 1.Hierarkia e rrjetes globale

Rrjetat “Long-haul” (transportuese nė distanca tė mėdha)
Rrjetat Long-haul janė berthama e rrjetes globale.Siq tregon edhe vet emri i tyre sherbejnė per tansportin e informatave nė distance tė mėdha ne nivel nacional dhe global, kėto rrjeta lidhin rrjetat MAN.
Nė shumė raste keto rrjeta tė cilat tradicionalisht kanė qene tė bazuara nė teknologjinė SONET ( Synchronous Optical Network ) apo SDH (Synchronous Digital Hierarchy) shfrytėzojnė fijet optike si rezultat i kerkesave pėr brez mė tė gjėrė.
Rrjetat hyrese apo qasėse ( access network)
Nė fund tė spektrit gjenden rrjetat hyrėse. Kėto rrjeta janė tė mbyllura te pėrdoruesit nė maje tė rrjetave MAN. Kėto janė tė karakterizuara me protokole dhe infrastrukturė tė llojllojshme. Kėto rrjeta lidhin konsumatorėt qė nga pėrdoruesit rezident tė internetit deri te korpurimet mė tė gjera dhe institucionale .
Rrjetat MAN (Metropolian Area Network)
Rrjeta MAN ėshtė njė rrjetė qė nderlidhė shfrytėzuesit mė resurset e kompjuterit nė siperfaqe gjeografike apo regjione qė janė mė tė mėdhaja se sa ato tė mbuluara nga rrjetat lokale LAN por janė mė tė vogla se siperfaqjet e mbuluara nga rrjetat e gjera WAN. Termi ėshtė aplikuar te nderlidhjet e rrjetave nė njė qytet mbrenda njė rrjete tė gjerė.Kjo rrjetė gjithashtu ėshtė perdorur qė tė bėjė nderlidhjen e disa rrjetave lokale duke i lidhur ato me linja “backbone”. Shembuj tė ketyre rrjetave tė madhėsive tė ndryshme mund tė gjinden nė siperfaqet metropolitane tė Londres, Lodit (Poloni) dhe Gjeneves. Univerzitetet gjithashtu perdorin kėtė term qė tė pershkruajnė rrjetat e tyre. Rrjetat MAN kan shumė karakteristika tė pėrbashkėta me rrjetat hyrėse, siq janė: protokolet e ndryshme dhe shpejtėsitė e kanalit. Sikur rrjetat hyrėse, MAN-i ka qenė tradicionalishtė i bazuar nė SONET \ SDH duke pėrdorur topologjinė “poin to point” apo unazė me multipleksera add\drop(ADMs).


Hisori e shkurtė e NOS-it

NOS-i ( Network Operating System ), ekziston mė shumė se qe tridhjetė vite.
Sistemi operativ i quajtur UNIX , ėshtė dizajnuar vetėm pėr njė qellim, dhe ai qellim ka qenė mbrojtja e sistemit operativ te rrjetit.
Nė format e hershme, Windows-i nuk e kishte njė gjė te tillė, keshtu “Novel NetWare” u bė njė nga sistemet mė te popullarizuara te asaj kohe.
Mirėpo nuk kaloi njė kohė e gjatė dhe kompania “Microsoft”, nxori nė treg versionet si:
• Windows 95
• Windows for Workgroups
Te cilat qenė sistemet operative rrjetore te parat qe nxori Microsoft. Mirėpo mė vonė u zhvilluan edhe sisteme operative te tjera si:
• Windows 98 and Windows 98 Second Edition
• OS/2
• Microsoft Lan Manager
• Artisoft Lantastic
• Performance Technology Power-serve, etj.



SISTEMET OPERATIVE TĖ RRJETAVE KOMPJUTERIKE

Gjatė projektimit tė njė rrjeti kompjuterik, kujdes tė shtuar duhet t’i kushtohet edhe zgjedhjes sė sistemit operativ tė rrjetit.
Sistemi operativ i rrjetit duhet qė tė ofrojė mundėisnė qė tė mos vendoset i tėri nė njė kompjuter tė vetėm, por komponentet e nevojshme pėr atė sistem operativ, duhet tė jenė tė vendosura nė mė shumė kompjuterė.
Ketė mundėsi e ofrojnė shumė sisteme operative tė ndryshme siq janė:

• Windows 95
• Windows 98 and Windows 98 Second Edition
• Windows Millenium (ME)
• Windows NT
• Windows 2000
• Windows XP
• Windows for Workgroups
• Novel Netware
• OS/2
• Unix
• Microsoft Lan Manager
• Artisoft Lantastic
• Performance Technology Power-serve, etj.

Shumė njerėz pėrdorin kėto sisteme, mirėpo ėshtė njoftuar se kompania ”Microsoft”, ėshtė kritikuar nga disa persona pėr dobėsinė qė kanė sistemet e tyre tė Windows-it ,siq janė; siguria,mirėpo nė edicionin e fundit ,shihet qartė se kjo mangėsi qe i ka munguar Windowsit nė edicionet e mėparshme ėshtė riparuar.
Shumica e njerėzve te thjeshtė sistemin operativ tė rrjetit kompjuterik,e pėrdorin pėr tė:

• Shiquar njė web faqe,
• Pėr tė derguar apo pranuar njė email, ( postė elektronike),
• Pėr tė komunikuar nė “chat”,(komunikim i drejtpėrdrejtė),
• Pėr tė luajtur lojėra tė ndryshme, etj.

Mirėpo, personat qe kanė mjaft njohuri nė internet dhe kompjuter, kėto sisteme i pėrdorin edhe pėr tė transferuar fajlla te ndryshėm nga apo nė FTP-( File Transfer Protocol).
Nė temėn rrjetat kompjuterike kemi cekur se kompjuterėt nė pėrberje tė rrjetit kompjuterik mund tė jenė kompjuterė me pėrparėsi tė njėjtė dhe mė server mė klient.
Tek rrjetat nė tė cilat kompjuterėt janė tė lidhur mė pėrparėsi tė njejtė (ang. rrjetat “Peer to Peer”),nė tė gjithė kompjuterėt duhet qė tė instalohet pjesė e njėjtė e sistemit operativ (pėr ketė arsye edhe quhen kompjuter mė pėrparėsi tė njėjtė), dhe nė kėtė mėnyrė mundėsohet komunikimi nė mes tė kompjuterėve.
Ndėrsa tė rrjetat kompjuterike tė quajtura server mė klient, pjesa kryesore e sistemit operativ duhet tė vendoset nė server. Kurse nė klient apo stacione punuese vendoset vetėm ajo pjesė e sistemit operativ e cila bėnė tė mundur komunikimin e klientit me server.
Pėr server tė rrjetit duhet tė zgjedhet kompjuteri,i cili ka procesorin mė tė shpejtė ,ka disqe mė tė mėdha ,dhe kujtesė punuese (“Ram Memorje”) mė tė madhe.
Kur jemi tė kujtesa punuese duhet cekur se kemi kujtesė punuese tė quajtur: Sd-ram ( es-de ram ) dhe Dd-ram ( de-de ram), nė kohen e fundit mė e preferueshme ėshtė kujtesa Dd-ram.