Festa e 28 nėntorit ka ndarė sėrish politikėn shqiptare. Kėsaj radhe jo vetėm mes PD dhe PS por edhe mes koalicionit qeverisės. Lideri i LSI-sė Ilir Meta feston 28 nėntorin vetėm si Ditėn e Pavarėsisė, ndėrsa 29 Nėntorin si Ditėn e Ēlirimit tė vendit.
Ai ka qenė tė shtunėn bashkė me liderin e PS-sė Edi Rama nė Vlorė, atje ku mė 28 nėntor 1912 Ismail Qemali ngriti flamurin e Pavarėsisė. Ndėrkohė, qė ėshtė shprehur se “unė mė 29 nėntor do tė jem nė Tiranė pėr tė vendosur kurora tek Varrezat e Dėshmorėve”.

Nė kėtė pikė Meta ndahet me Berishėn dhe bashkohet me Ramėn, duke shkelur edhe protokollin zyrtar tė qeverisė ku ėshtė nė koalicion. Me ardhjen nė pushtet tė Berishės, 28 nėntori ėshtė zyrtarizuar si festa e Pavarėsisė dhe e Ēlirimit.