Sot ėshtė Dita Botėrore e AIDS-it, e cila ka pėr qėllim rritjen e vetėdijes pėr luftimin e kėsaj sėmundje.
Aktualisht nė Shqipėri SIDA ka njė prevalencė tė ulėt, pasi deri mė tani janė konstatuar vetėm 450 persona tė infektuar nga HIV/AIDS. Por, specialistėt vėnė nė dukje se numri i personave tė infektuar po rritet vit pas viti. Sepse vetėm pėr kėtė vit janė raportuar 55 raste tė reja me HIV, ndėrkohė qė vitet e mėparshme numri ka qenė mė i ulėt. Gjithsesi mendohet se ka njė numėr shumė tė madh tė rasteve tė padiagnostikuara.

Nė Tiranė me rastin e Ditės Botėrore kundėr HIV/AIDS do tė organizohet njė panair me karakter informues dhe edukues nga disa shoqata, pranė hotel "Tirana". Tė pranishėm nė kėtė takim do tė jenė ministri i Shėndetėsisė, Petrit Vasili si dhe drejtori i Institutit tė Shėndetit Publik, Alban Ylli, tė cilėt do tė japin dhe deklaratat e tyre nė lidhje me kėtė sėmundje nė vend.

Ndėrkohė nė njė raport tė Kombeve tė Bashkuara, paralajmėrohet se Evropa Lindore dhe Azia Qendrore janė tė vetmet rajone nė botė ku shkalla e pėrhapjes sė HIV ende po vazhdon tė rritet.

Raporti thotė se rreth 110 mijė njerėz tjerė janė infektuar me HIV nė vitin 2008, duke e ēuar nė 1.5 milionė numrin e pėrgjithshėm nė Evropėn Lindore dhe Azi, krahasuar me 900 mijė sa ishte nė vitin 2001.

Raporti thotė se Ukraina dhe Rusia po pėrjetojnė epidemi tė rėnda nė rritje. Ukraina e ka shkallėn mė tė lartė tė tė infektuarve nė tėrė Evropėn, me tė paktėn 1.6 % tė tė rriturve.