Receta Gatimi

Berisha: Do ta ēmontoj mafien


+ Pėrgjigju tek Diskutimi
Rezultatet nga 1 deri tek 2 prej 2
  1. #1
    Moderatori Forumit Moderator Maska e aurel
    Anėtarėsimi
    Jun 2008
    Vendndodhja
    italy
    Postime
    2,228
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    20

    Berisha: Do ta ēmontoj mafien




    Kryeministri shqiptar, Sali Berisha deklaron se do tė nxjerrė dekret pėr tė ēmontuar dhe shpartalluar mafien nė Shqipėri.
    Duke vazhduar sulmin ndaj kryetarit tė PS-sė Edi Rama, tė cilin mbrėmė e cilėsoi si kryetar tė njė klani mafioz, qė sipas tij ka abuzuar me pronat e kryeqytetit dhe ka vendosur pasuri me vlerė 750 milion euro, Berisha tha “Ajo ēfarė unė deklarova mbrėmė ju garantoj ėshtė vetėm njė pjesė, dhe vetėm njė pjesė, se tentakulat e saj tė tmerrshme shtrihen nė mbarė vendin”.

    Nė mbledhjen e qeverisė, Berisha tė enjten paralajmėroi ngritjen e njė Kėshilli Ligjor, i cili do tė ndihmojė ekzekutivin nė njė betejė me zero tolerancė ndaj mafies dhe premtoi se nuk do tė ketė ngjyra politike.

    “Nė kėtė luftė dhe nė kėtė betejė nė mėnyrė kategorike nuk do tė ketė ngjyra, se ngjyra e krimit ekonomik ėshtė mė e shėmtuara. Do tė ketė qėndrim rigoroz ligjor, por nė mėnyrė absolute nuk do tė ketė forcė qė tė pengojė kėtė ekzekutiv ta ushtrojė vullnetin e popullit shqiptar nė luftėn kundėr mafies“, tha Berisha.

    "Nė rast se nė mandatin e parė ne ēmontuam njė nga njė bandat qė bėnin ligjin nė vend, tani kanė ngelur 'nehatėt' e kollarisur dhe bosėt e mafies. Tentakulat e mafies shtrihen nė mbarė vendin, ndaj dhe ministritė dhe agjencitė qeveritare kanė detyrimin e parė dhe madhor, betejėn me zero tolerancė ndaj mafies", vazhdoi Berisha.

    Kreu i qeverisė informoi se departamenti i luftės kundėr korrupsionit pranė kryeministrit do tė jetė edhe pėr luftėn kundėr mafies. "Nuk do tė nguroj tė pėrdor dekretin. Lufta kundėr mafies ėshtė emergjente. Ndaj Kėshilli Ligjor do tė ketė sugjerimin e dekreteve tė Kėshillit tė Ministrave pėr tė shpartalluar mafien", tha ai.

    Berisha pėrdori situatėn e ndėrtimeve nė Himarė pėr tė treguar ekzistencėn e mafies sė ndėrtimeve, ndėrsa shtoi se nė Tiranė nuk ekziston asnjė investim i huaj. "Njė bukurisė natyrore si Himara mafia i vuri perden. Dhe aq sa e sheh detin nga Tropoja, aq mund ta shohėsh prapa perdes sė mafies. Nė Tiranė pėr tė huajt ėshtė e ndaluar investimi. Sepse tė huajt nuk do tė pranojnė tė cenojnė karakterin e ēmimit tė ndėrtimit”, tha ai.

  2. #2
    Moderatori Forumit Moderator Maska e MAJDI
    Anėtarėsimi
    May 2009
    Vendndodhja
    Diku ketej rrotull
    Postime
    8,677
    Gjinia
    Mashkull
    Reputacioni
    28
    bravo.................

+ Pėrgjigju tek Diskutimi

Tema tė ngjashme

  1. Berisha ka refuzuar Portokallinė
    Nga aurel nė forum Thashetheme Vip
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 05-11-2009, 06:34 PM
  2. Berisha “Kėshilla” Ramės
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 22-10-2009, 07:13 PM
  3. Berisha: Qeveria nė dietė jep rezultat
    Nga aurel nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 17-10-2009, 05:49 PM
  4. Rekord personal i kryeministrit Berisha nė not
    Nga Erlindi nė forum Shtypi i Ditės
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 05-08-2009, 02:13 PM
  5. Edhe Berisha di NOTT
    Nga Coca-Cola nė forum Aktualiteti Shqiptar
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2008, 10:48 AM