Shkon nė tre numri i viktimave nga virusi A/H1N1 nė Shqipėri. Vetėm tė shtunėn burimet nga shėndetėsia kanė konfirmuar vdekjen e dy personave, qė kuroheshin nė spital nga virusi i rrezikshėm, njohur si gripi i derrit.
Burimet spitalore bėjnė me dije se tė dy viktimat e regjistruara janė nga Shkodra, njė burrė dhe njė grua. Paradite ka humbur jetėn njė grua 47-vjeēare me iniciale Xh.T, e cila prej pesė ditėsh trajtohej nė Sanatorium.

Gjendja e saj ka qenė kritike, pasi mėsohet se gruaja pėrpos se ishte prekur nga virusi i gripit tė derrit papasur edhe probleme tė tjera shėndetėsore, pasi ajo vuante edhe nga mushkėritė. Sipas mjekėve, gruaja edhe pas trajtimit nuk ka shėnuar pėrmirėsim, e pėr pasojė ka ndėrruar jetė nė spital.

Vetėm pak orė pas saj, njė tjetėr viktimė shėnohet po nga ky virus. Njė burrė 53-vjeēar, po nga Shkodra me iniciale R.SH ka humbur jetėn nga gripi i derrit. Sipas tė dhėnave paraprake, mėsohet se ai trajtohej nė spitalin e Shkodrės, ndėrkohė qė ka pasur edhe patologji tė tjera.

Ka shkruar kėshtu nė 3 numri i viktimave nga A/H1N1 nė Shqipėri. Viktima e parė ishte njė burrė 57-vjeē nga Sukthi i Durrėsit qe ndėrroi jetė ne 3 dhjetor nė Sanatorium ku ishte i shtruar pas komplikacioneve qė shfaqi nga prekja me virusin A/H1N1.