Gjykata e Apelit nė Londėr refuzon kėrkesėn e Drejtėsisė shqiptare pėr ekstradimin e Ilir Kumbaros, ish-shikasi i akuzuar pėr rrėmbimin, torturimin dhe zhdukjen e biznesmenit Remzi Hoxha. Lajmi konfirmohet nga dy avokatėt e Kumbaros nė Tiranė, Vojo Bregu dhe Bledar Fejzo.
Sipas tyre, gjatė njė seance tė zhvilluar ditėn e premte, Gjykata e Apelit tė Londrės ka vendosur tė mos e sjellė Kumbaron nė Shqipėri, pėr shkak se ndaj tij nuk ka asnjė masė sigurie dhe nuk rezulton person nė kėrkim.

Vendimi i Apelit tė Londrės i jep tė drejtė njė prej tė akuzuarve kryesorė pėr dosjen “Remzi Hoxha” tė jetojė i lirė, dhe ėshtė nė vullnetin e tij nėse do tė paraqitet nė gjykim. Nė fakt, edhe dy tė akuzuarit e tjerė, Arben Sefgjini dhe Avni Koldashi gjykohen nė gjendje tė lirė nga Gjykata e Krimeve tė Rėnda. Pėr Budion Meēen ėshtė pezulluar gjykimi, pėr shkak se ndodhet nė gjendje kome nė spital.

Nė kėtė mėnyrė, ish-shikasi i akuzuar pėr tė paktėn gjashtė akuza do tė vazhdojė tė jetė i lirė dhe ėshtė nė dėshirėn e tij nėse do tė paraqitet nė procesin penal qė po zhvillohet nė Gjykatėn e Krimeve tė Rėnda.

Masa e arrestit ndaj Kumbaros u shua nė fillim tė dhjetorit nga Gjykata e Lartė, me arsyetimin se paraburgimi i kishte humbur efektet. Pak ditė pas kėtij vendimi, Ilir Kumbaro rifitoi lirinė.

Duket se vendimi i 15 dhjetorit 2009 i Gjykatės sė Krimeve tė Rėnda, qė caktoi ndaj Ilir Kumbaros masėn e sigurisė “arrest me burg”, nuk i ka bindur aspak gjyqtarėt londinezė, tė cilėt kanė firmosur pėr rrėzimin e kėrkesės sė Drejtėsisė shqiptare.

Akuzat


Ilir Kumbaro akuzohet se, nė bashkėpunim me Arben Sefgjinin dhe Avni Koldashin kanė rrėmbyer, torturuar dhe zhdukur shqiptaro-maqedonasit Remzi Hoxha. Biznesmeni u mor peng me 21 tetor 1995, nė punishten e tij nė Tiranė. Ai dyshohet tė jetė torturuar nė bazėn e SHIK-ut nė Vain tė Lezhės, dhe pėr fatin e tij nuk u mėsua kurrė asgjė.

Gjithashtu, Kumbaro dhe dy tė pandehurit e tjerė akuzohen pėr rrėmbimin dhe torturimin e Ziso Kristopullit dhe Avdyl Loshajt, tė dy tė mbijetuar.

Ish-oficeri i SHIK-ut, Kumbaro u prangos nė Angli nė vitin 2008, dhe njė vit me radhė ai ka zhvilluar njė proces gjyqėsor maratonė pėr tė mos u ekstraduar nė Shqipėri. Madje, ai nuk pranoi as identitetin, duke u prezantuar si Shaqė Shatri, njė i moshuar nga Kosova qė kishte fituar azil politik.