Pas borės sė dendur qė pėrfshiu pėr disa ditė pjesėn verilindore tė vendit nisja e reshjeve tė shiut ka sjellė edhe lehtėsimin nė qarkullimin rrugor nė aksin Kukės-Qafė Mali.
Njoftohet se tė bllokuara mbeten ende zonat e Arrėsit dhe Zapodit nė qarkun e Kukėsit, ndėrsa probleme dhe disa komuna tė bllokuara nga bora vėrehen edhe nė Dibėr e Gramsh.

Ndėrkohė, problematike paraqitet edhe furnizimi me energji elektrike i 15 fshatrave nė rrethin e Kukėsit. Zyra vendore e OSSH-se njofton se po punohet pėr rikthimin e energjisė elektrike nė tė gjithė fshatrat dhe se avaritė kanė qenė pasojė e motit tė ftohtė qė ka sjellė edhe mbingarkimin e rrjetit.

Mot i keq shkakton probleme edhe nė Fier. Kėshtu Lumi i Gjanicės ka dalė nga shtrati duke shkaktuar pėrmbytjen e tregut industrial dhe katet e para tė rreth 100 shtėpive.