Banori i parė i Tokės nė planetin e kuq, siē njihet ndryshe Marsi, do tė mund tė jetė majmuni. Ky lajm vjen nga Rusia, e cila sėrish ka filluar tė bėjė garė me SHBA-tė pėr ta “pushtuar” gjithėsinė.
Pėrkundėr faktit se, bashkė me majmunin - ose majmunėt - do tė jetė edhe njė robot, qė do ta shoqėrojė atė, ky veprim ka ngjallur reagime tė ashpra tė shoqatave pėr mbrojtjen e shtazėve.

Rusėt ishin tė parėt, tė cilėt nė vitin 1983 e kishin dėrguar njė majmun nė gjithėsi. “Kemi plane pėr t’u kthyer nė gjithėsi”, ka thėnė Zurab Mikvabia, drejtor i Institutit pėr Patologji Eksperimentale dhe Terapi nė Gjerogji – i cili nė vitet e 80-ta kishte stėrvitur majmunėt pėr misionin nė gjithėsi.

Ky institut tashmė ka filluar negociatat me Akademinė Ruse tė Gjithėsisė, pėr t’i pėrgatitur majmunėt pėr njė mision nė Mars.

Kjo iniciativė shihet si pjesė e projektit ruso-evropian Mars-500, nė kuadėr tė tė cilit 6 vullnetarė kishin kaluar 120 ditė tė mbyllur nė fluturake simuluese, duke iu pėrshtatur kushteve qė zotėrojnė nė Mars.

“Plani i mėhershėm ishte t’i dėrgonim njerėzit nė Mars, mirėpo pėr shkak tė gjatėsisė sė rrugės dhe pamundėsisė pėr t’iu ofruar mbrojtje adekuate pėr njė rrugė tė tillė, tashmė po bisedohet pėr mundėsinė e dėrgimit tė majmunėve nė vend tė njerėzve”, ka sqaruar Mikvabia.

Agjencia Evropiane e Gjithėsisė ka vlerėsuar se ky udhėtim do tė duhej tė zgjaste 520 ditė.

Nėse vazhdohet me kėtė projekt, atėherė majmunėt do tė stėrviteshin nė Gjerogji, ku do tė duhej tė mėsoheshin tė bashkėpunojnė me robotėt, qė do tė kujdesen rreth tyre gjatė udhėtimit nė gjithėsi.