E ideuar qė nė gjenezė nga prindėrit e saj pėr t’u bėrė e tillė, admiruese e grupit “Spice Girls” nė adoleshencė me hitin “Viva Forever”, e sigurt pėr atė qė ka arritur nė kėngė dhe jetėn private, nė kėtė ditė feste e gjejmė tė lėvizė me makinėn e saj rrugėve tė Tiranės, duke ndjekur ritualin e ditės. Bėhet fjalė pėr kėngėtaren Jonida Maliqi.
Mėsojmė sė prej pak kohėsh ka hapur biznesin e saj privat, i cili i rrėmben njė pjesė tė mirė tė ditės, por pjesė e hobeve tė saj janė teatri dhe letėrsia, pasione kėto nė funksion tė kėngės. Ka dalė nė skenė qė nė moshėn 9- vjeēare nė festivalet pėr fėmijė, ndėrsa skenėn e madhe tė aktiviteteve tė rėndėsishme e ngjiti 4 vjet mė vonė pėr tė njohur vetėm suksese.

Alfred Kaēinari, njėri prej kompozitorėve tė saj dhe mik i familjes, e kujton nė kėtė mėnyre Jonidėn e vogėl. “Gjithmonė ka qenė njė fėmijė i kujdesur qė shoqėrohej nga mamaja, pastaj nxėnėse e liceut artistik”. E destinuar pėr tė mos u prezantuar gjithmonė njėsoj, me profile qė gjithmonė befasojnė publikun, i gjithė ky sharmė pėr Kaēinarin buron nga njė ‘veti’ qė Jonida tashmė e gėzon. “Tendenca e saj pėr tė ndryshuar shihet, por gjithmonė ajo kėrkon tė respektojė formimin e saj, mėnyrėn e jetesės, vendin ku ėshtė rritur”, shton Alfredi.

Nesėr pritet tė jetė e ftuar nė njėrin nga aktivitetet mė tė rėndėsishme tė fundvitit nė kryeqytet, i duhet njė dukje e veēantė dhe pėr kėtė e ndihmon ajo qė rri pas “iniciativave provokuese” nė dukjen e Jonides, Ema. Tashmė ėshtė e martuar, por Jonida gjen pak kohė pėr shoqen e saj Xheni.

Njė kafe me tė, pėr Joniden, ėshtė relaksuese. “Ėshtė shumė e ndjeshme pavarėsisht se duket natyrė tjetėr. Preket edhe nga fjalėt apo thashethemet. Flasim pėr shumė gjėra bashkė”, pohon Xheni. Thotė se nė momentin qė u martua mendoi pėr tė dy. Pėr tė, koha e dashurisė dhe pavarėsisė nuk ekziston mė, pėr tė tani e rėndėsishme ėshtė familja dhe unifikimi nė ēift.