Gjykata amerikane e apelit ka vėrtetuar vendimin me tė cilin softueri gjigant amerikan Microsoft ėshtė dėnuar me 290 milionė dollarė pėr shkak tė shfrytėzimit tė paligjshėm tė patentave tė huaja nė zgjidhjet e tij pėr dosjet XML.
Gjykata ka urdhėruar Microsoftin q ė prej 11 janarit 2010 tė ndėrpres shitjen e tė gjitha programeve Word tė cilat pėrmbajnė kodin e pėrmendur, njoftojnė agjencitė botėrore.
Me kėtė ėshtė konfirmuar vendimi i gjykatės nga Teksasi i cili ėshtė marrė nė muajin gusht, ku thuhej se Microsoft nė programin e tij Word pėrdorte nė mėnyrė tė paligjshme patentat e kompanisė kanadeze i4i Inc.
Gjykata teksasiane ka vėrtetuar se me produktet e saj tė kontestuara Microsoft ka rrėmbyer 80 pėr qind tė tregjeve HTML, duke shtyrė kėshtu kompaninė i4i tė ndryshojė strategjinė e vet tė afarizmit.
Microsoft nuk ka reaguar ende ndaj kėtij vendimi, mirėpo ekspertėt presin qė ky gjigant softuerik do tė provojė tė arrijė marrėveshje me kompaninė i4i dhe do i ofrojė asaj pagesėn pėr licencė pėr tė vazhduar tė pėrdorė patentėn.