Zėvendėskryeministri dhe Ministri i Punėve tė Jashtme, Ilir Meta ėshtė takuar me pėrfaqėsues tė Trupit Diplomatik pėr tė diskutuar mbi situatėn e emergjencės nė zonat e pėrmbytura.
Sė bashku me ministrin e Ekonomisė, Tregtisė dhe Energjetikės, Dritan Prifti dhe zv. ministrin e Brendshėm Ferdinand Poni, Meta zhvilloi njė takim informativ dhe konsultativ me pėrfaqėsues tė Trupit Diplomatik nė lidhje me gjendjen e rėnduar nė zonat e pėrmbytura nė veri tė vendit si pasojė e reshjeve tė pandėrprera tė shiut dhe prurjeve tė mėdha tė ujit.
Meta sė bashku me ministrin Prifti dhe zv. Ministrin Poni, informuan ambasadorėt e pranishėm mbi situatėn nė terren dhe mbi masat e marra nga Qeveria pėr pėrballimin dhe kapėrcimin me dėme sa mė minimale tė situatės sė krijuar, tė cilėn ai e cilėsoi si kritike por jo dramatike.
Gjithashtu, nė emėr tė Qeverisė shqiptare, Meta u kėrkoi ambasadorėve kontributin e vendeve tė tyre pėr menaxhimin sa mė efikas tė emergjencės si dhe u garantoi atyre njė komunikim tė vazhdueshėm dhe transparent, duke i siguruar njėkohėsisht pėr koordinimin e asistencės qė pritet tė vihet nė dispozicion.